Aktualitet

January 22, 2022 | 8:30

Pse bora në shkretëtirën e Saharasë është një spektakël që shqetëson ekspertët?

Ngjarja e pazakontë po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë në qytetin algjerian Ain Sefra, e njohur si “porta e shkretëtirës”: kjo është bora e pestë në pothuajse dyzet vjet, e katërta në më pak se një dekadë.

1

Për herë të pestë në gati dyzet vjet, e katërta në më pak se një dekadë, bora është rikthyer për të zbardhur dunat e shkretëtirës së Saharasë, në një spektakël disi surreal. Ngjarja po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë pranë qytetit Ain Sefra, në veriperëndim të Algjerisë, një vendndodhje e vendosur në malet Atlas, 1000 metra mbi nivelin e detit, e njohur edhe si “porta e shkretëtirës”.

Në këtë zonë, temperatura mesatare maksimale është rreth 14 gradë në janar, ndërsa gjatë natës ajo minimale mund të bjerë edhe nën zero, me ulje rekord prej -10,2 gradë Celsius, megjithëse reshjet, veçanërisht ato me borë, janë “të pazakonta, por jo të padëgjuara” sipas një zëdhënësi të shërbimit britanik të motit deklaruar për The Independent. Kjo është për shkak se zakonisht nuk ka lagështi të mjaftueshme relative në shkretëtirë. Më parë, të vetmet ngjarje të tjera të dëborës në shkretëtirën e Saharasë u regjistruan në vitet 1979, 2017, 2018 dhe vitin e kaluar.

4

Sipas një raporti të DailyMail, fenomeni është shkaktuar nga sistemet e presionit të lartë të ajrit të ftohtë që janë zhvendosur nga toka në shkretëtirë, duke shkaktuar uljen e temperaturave. Anticiklone të tillë priren të arrijnë në Arabinë Saudite, duke u shtyrë në drejtim të akrepave të orës jashtë Azisë Qendrore, duke mbledhur lagështi që sjell të ftohtë deri dëborë.

Edhe pse është e vështirë të përcaktohet ndikimi i krizës klimatike në një ngjarje të vetme meteorologjike, intensifikimi i shpeshtësisë së tyre i shqetëson ekspertët. Sipas Roman Vilfand, kreu i Shërbimit Federal Rus për Hidrometeorologjinë dhe Monitorimin e Mjedisit, i cituar më parë nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, ndryshimi i klimës mund të luajë një rol në reshjet e borës në Sahara.

0

Situata të tilla, duke përfshirë reshjet e borës në Sahara, periudha e gjatë e ftohtë në Amerikën e Veriut, klima shumë e nxehtë në pjesën evropiane të Rusisë dhe shirat e zgjatur që rezultuan në përmbytje në vendet e Evropës Perëndimore, kanë ndodhur më shpesh, tha eksperti. Shfaqja e lartë e këtyre kushteve ekstreme [meteorologjike] rrjedh nga ngrohja globale. Nuk është vetëm këndvështrimi im, por një opinion i ndarë nga anëtarët e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.

Deri më sot, identifikimi i ekstremeve klimatike në rajonin e Saharasë është penguar gjithashtu nga mungesa e të dhënave dhe studimeve shkencore, siç është raportuar në vitin 2018 nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), autoriteti kryesor në botë për shkencën klimaterike. Kushtet më të ngrohta, më të thata dhe ndryshimi i modeleve të motit të lidhura me krizën klimatike në Afrikë nënkuptojnë se shkretëtira e Saharasë po rritet në përmasa për shkak të rritjes së shkretëtirëzimit, megjithëse ndryshimet nuk manifestohen në mënyrë të barabartë në rajone të ndryshme – kjo do të thotë se edhe nëse temperaturat rriten në disa zona, do të ketë edhe të ftohtë më të fortë.

3 2

 

Përgatiti Orjona Tresa | Burimi Fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top