Nuk është çështje dembelizmi, por natyre. Nëse meshkujt në shtëpi shpesh nuk e gjejnë atë që kërkojnë, ndryshe nga gratë, kjo është për shkak se të dy gjinitë kanë një “vizion periferik” të ndryshëm. Kjo na lejon të perceptojmë format, ngjyrat dhe lëvizjet e sendeve që nuk janë para syve tanë.
Gratë janë në gjendje të shohin me saktësi të mirë deri në 45° nga qendra e fushës së tyre vizuale (ku burrat nuk shohin qartë) dhe në disa raste të rralla ata zhvillojnë një vizion periferik që prek 180°.
Një çështje e vëmendjes. Origjina e këtij dallimi mund të qëndrojë në zakonet sociale parahistorike. Gratë, që merren kryesisht me mbledhjen e frutave, bimëve dhe rrënjëve, kanë zhvilluar një aftësi vizuale më të gjerë; përkundrazi, burrat, të prirur për gjueti, janë mësuar të shohin prenë e tyre dhe ta përqendrojnë vëmendjen vetëm në një objekt, edhe nëse në distanca të mëdha.
Burimi / https://www.focus.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.