Çaji përmban shumë polifenole bimore, antioksidantë, dhe fitokimikate të tjera, që ndihmojnë në rritjen e metabolizmit dhe janë po aq të dobishme edhe për trurin.
Efektet e kafeinës në tru janë të njohura tashmë: rritja e vigjilencës, zgjimit dhe vëmendjes. Megjithatë, kafeina është një nxitës, efektet e së cilës zvogëlohen mjaft shpejt.
Në mënyrë unike, çaji përmban aminoacidin L-Theanine e cila është më qetësues – ajo relakson pa nxitje të përgjumjes. Kafeina dhe L-Theanina janë një çift i natyrshëm që gjenden vetëm në çaj, prandaj çaji ka qenë zgjedhja për murgjit që kishin nevojë për përqendrim.
Konsumimi i këtij kombinimi të kafeinës dhe L-Theanine (në formën e ekstraktit) ndihmon në zvogëlimin e lodhjes mendore.Kur konsumohet për shumë kohë (p.sh., 16 javë) ky kombinim ndihmon gjithashtu në përmirësimin e kujtesës dhe vigjilencën.
Por sigurisht, kafeina dhe L-Theanine nuk janë komponimet e vetme që janë të pranishme në çaj që mund të rrisin funksionin e trurit – katekin të ndryshëm ushtrojnë gjithashtu një ndikim pozitiv. Disa dëshmi paraprake madje sugjerojnë se pirja e çajit mund të zvogëlojë rrezikun e çmendurisë.
Nëse duhet të përqendroheni, të jeni të kujdesshëm, të keni një kohë reagimi të shpejtë, të mbani kujtesën afatshkurtër, të përpunoni informacionin e saktë dhe dëshironi të jeni në gjendje të mirë, zgjidhni të pini çaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.