Në fokus

October 14, 2016 | 13:33

Pse disa fëmijë janë të trembur?

Çfarë është droja?

Pothuajse çdo njëri prej nesh ka përjetuar të paktën një episod të drojës dhe e di se sa e pakëndshme është. Si një ortek, droja amplifikohet shpejt në mendimet dhe emocionet. Në kulmin e saj, ajo bëhet ndjenjë pothuajse e padurueshme që na bën të duam të zhdukemi sa më shpejt nga situata.

Është droja e lindur?

Shumë prindër të fëmijëve që tremben priren të mendojnë se droja me të vërtetë është e lindur. Megjithatë hulumtimet thonë se droja nuk është një tipar i ndikuar ndjeshëm nga gjenet.

Por ka tipare të caktuara të temperamentit. Fëmijët që reagojnë më fuqishëm ndaj stimujve rreth e rrotull, që nga ditët e para të jetës ka më shumë të ngjarë të bëhen të turpshëm. Këto foshnje qajnë më shumë për një shqetësim të vogël dhe qetësohen me vështirësi. Në moshën 2 vjeç, ata kanë tendencë të fshihen prapa këmbëve të prindërve, kur takojnë njerëz të rinj dhe ka më shumë shanse për t’i etiketuar si të turpshëm.

Përvojat e jetës dhe atmosfera në shtëpi do të vendosë nëse këta fëmijë do të mbesin të drojtur apo do ta tejkalojnë këtë predispozitë. Pra, nuk fajësohen gjenet, por më tepër mjedisi në të cilin jeton fëmija.

Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e drojës

-Të paktën njëri nga prindërit është shumë i rëndë, i ashpër

Rregulla shumë strikte….fëmija mëson se ai mund të bëhet gjithmonë objektiv i ashpërsisë.Në këtë rast, ai fshihet nga frika se do të gjykohet, kritikohet apo të poshtërohet.

-Prindër super-mbrojtës

Këta prindër gjithmonë i lënë një hap prapa fëmijët.

-Familjet e izoluara

Këto familje kanë marrëdhënie harmonike brenda familjes, por kanë një mungesë pothuajse totale të komunikimit me të tjerët.

-Familjete  shkujdesura

Për shkaktë problemeve të tjera më të rënda, fëmijët në këto familjemarrin vëmendje të vërtetë. Dëshirat e tyre nuk përfillen, askush nuk përmbush nevojat e tyre. Kështu, fëmijët e këtyre familjeve formojnë besimin se askush nuk kujdeset për ta. Pas ndruajtjes së  tyre është besimi se askush nuk kujdesetdhe për këtë arsye ata nuk kanë asgjë për të shprehur.

-Një mjedis armiqësor

Edhe në qoftë se një fëmijë ka familje të shëndetshme, ata janë të detyruar të kalojnë ditën në një mjedis ku ka shumë  agresivitetit, konkurrencë apo kërcënim. Ky medium shkakton frikë.  Tallja, poshtërimi,  automatikisht i bën ata më pak të sigurt në veten e tyre dhe do të bëhen të turpshëm. Ndikimi i një mjedisi të tillë është shumë i fortë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top