Këshilla & Arsye

November 29, 2016 | 9:51

Pse disa pacientë nuk kanë përmirësime nga trajtimi me ilaçe kundër depresionit?

Edhe pse ilaçet kundër depresionit janë ndër më të përdorurat, në trajtimin farmakologjik ka një përqindje të pacientëve me sëmundje që nuk përfitojnë.

Një grup studiuesish europianë ka zhvilluar kohët e fundit një teori të re mbi mekanizmat e veprimit të këtyre ilaçeve, përmes eksperimenteve laboratorike të kryera në minj.

Dr. Silvia Poggini, studiuese në Institutin e Shëndetit në Romë, e cila mori pjesë në studim, sqaron se: “Ilaçet kundër depresionit funksionojnë në shumë raste, por te një përqindje e pacientëve, që varion 30-50%, askush nuk e di saktësisht se përse nuk japin efektin e duhur”.

Sipas studimit, në veçanti do të ishin kushtet e mjedisit në të cilin personi është i vendosur gjatë trajtimit, i cili do të ndikojë në suksesin ose dështimin e trajtimit me ilaçe kundër depresionit.1

Studimi

Për të testuar hipotezën e tyre, studiuesit trajtuan me ilaçe antidepresive minjtë, për një periudhë dyjavore. Trajtimi filloi me fluoxetine. Grupi u nda në dy pjesë. I pari u la në të njëjtin ambient, ndërsa i dyti ishte në një mjedis më të rehatshëm.

Rezultatet treguan se minjtë e grupit të dytë treguan rritje të citokineve pro-inflamatore dhe një rënie në shenjat e depresionit, ndërsa minjtë e grupit të parë, pra të mbajtur nën stres, raportuan një rënie në citokineve pro-inflamatore dhe më shumë shenja depresive.

Ajo që ky studim tregon, është se mjedisi ka një rol në përgjigjen ndaj  antidepresantëve.

Dr. Poggini komenton: “Vetëm marrja e ilaçeve kundër depresionit nuk është e mjaftueshme. Ju mund të keni nevojë për një mjedis të favorshëm për efektivitetin e tyre”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top