Lidhur me komunikimin virtual, njerëzit mund të kalojnë kohë duke menduar përgjigjien para se të godasin tastierën, duke e bërë më të lehtë fshehjen e karakteristikave të padëshirueshme. Megjithatë, fotografitë komunikojnë tipare të personalitetit.
Edhe pse nuk ka zëvendësim për kiminë e një personi, fotografitë e mira janë nxitës të rëndësishëm të komunikimit gjatë fazës fillestare të mbledhjes së informacionit për një marrëdhënieje. Përshtypja e parë mund të vërtetojë ose të kundërshtojë tiparet e personalitetit që janë shprehur përmes një profili në internet, kështu që zgjidhni fotot tuaja me kujdes.
Ashtu si blerja online për produktet e konsumit, shfletimi i vendeve të takimeve përfshin formimin e përshtypjeve të bazuara jo vetëm në atë që lexoni, por në atë që shihni. Në fakt kur shikojmë fotografitë e fytyrave, ajo që shihni mund të jetë mënyra më e shpejtë që të krijoni një përshtypje të parë – pa e kuptuar fare. Sigurisht, përshkrimet e profilit janë të dobishme, por në shikim të parë, hulumtimi zbulon se shprehjet janë të rëndësishme.
Përshtypjet e para mund të formohen brenda 39 sekondash, bazuar në çfarëdo informacioni që është në dispozicion.
Pra, kur zgjedhni fotografi për një profil në internet, shqyrtoni ndikimin e përzgjedhjes së fotografive që përshkruajnë një shprehje neutrale, kundrejt fotove që tregojnë emocione pozitive – të tilla si buzëqeshja ose qeshja me familjen ose miqtë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.