Mirëqenie

September 30, 2016 | 9:52

Pse duhet të filloni me diversifikimin e ushqimit?

Pas 6 muajsh të lindjes, fëmija juaj është gati për të provuar ushqime të tjera, përveç qumështit. Diversifikimi i ushqimit  mbështet zhvillimin e ekuilibruar dhe harmonik të fëmijës, që ai/ajo të jetë i shëndetshëm dhe të rritet në lartësi dhe peshë.

Pas 4-6 muajsh, qumështi nuk mund të mbulojë të gjitha nevojat e tyre ushqyese. Pra, ushqimi bëhet i detyrueshëm për vitamina shtesë, minerale, fibra dietike dhe më shumë karbohidrate dhe lipide.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe shumë pediatër rekomandojnë diversifikimin e ushqimit pas 6 muajsh. Diversifikimi nuk rekomandohet para kësaj moshe, sepse funksionet e zorrëve nuk janë zhvilluar plotësisht.

Një tjetër arsye pse është koha e duhur për të filluar ushqimin, ka të bëjë edhe me psiko-edukimin, kriter shumë i rëndësishëm për formimin e shprehive të ngrënies te fëmija. Ato pranojnë ose refuzojnë atë që ju ofrohet. Kjo shoqërohet edhe me zhvillimin e reflekseve mbështejen e kokës, lëvizjen e qafës …

Diversifikimi mund të jetë një periudhë shumë e vështirë e përshtatjes. Disa fëmijë vështirë të pranojnë ushqime të tjera përveç qumështit, për këtë arsye rekomandohet:

  • Futja graduale e ndonjë ushqimi – për herë të parë në sasi të vogla, të cilat rriten në mënyrë progresive, në varësi të tolerancës, të cilat duhet të ndiqen me kujdes
  • Zgjedhja dhe futja e ushqimeve të reja të shëndetshme, me funksione të ekuilibruara që ndihmojnë tretjen
  • Mos fusni në të njëjtën kohë dy ose më shumë ushqime reja
  • Nëse fëmija refuzon ushqimin e rir, edhe pas disa përpjekjeve, hiqni dorë për një periudhë, pastaj rifillojeni në kohë.

Futja ushqimeve të reja do të reduktojë gradualisht nevojën për qumësht, por është e mirë ta shkëpusni nga gjiri afër moshës 1 vjeç, por në asnjë rast para gjashtë muajsh!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top