Mirëqenie

August 7, 2017 | 15:44

Pse duhet të konsumoni frutat me bërthamë

1

Frutat me bërthamë, si pjeshkat, kumbullat dhe nektarinat përmbajnë përbërës bioaktivë, të cilët ndihmojnë në luftën kundër mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Studimet kanë treguar që përbërësit në këto fruta mund të përdoren në luftën kundër sindromës metabolike, e cila mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.
Edhe pse stili i jetës, predispozitat gjenetike dhe ushqimi i keq përcaktojnë prirjen ndaj mbipeshës, shqetësimi më i madh i mjekëve është mbipeshë e lidhur me sindromën metabolike.

“Studimet kanë treguar që frutat me bërthama, siç janë pjeshkat, kumbullat dhe nektarinat përmbajnë substanca që në mënyrë të suksesshme mund të luftojnë me mbipeshën, diabetin dhe inflamacionet. Po ashtu, mund të reduktohet niveli i kolesterolit të keq në gjak i cili është i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare”.

Ajo çka i bën të veçanta këto pemë është përzierja e komponimeve bioaktive, të cilat njëkohësisht veprojnë në komponentët e ndryshëm të sëmundjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top