Këshilla & Arsye

November 26, 2016 | 17:53

Pse duhet të konsumoni lakër të bardhë dhe të kuqe?

Lakra është e pasur me veti ushqyese dhe me pak kalori. Lakra ka një sërë përfitimesh shëndetësore, rëndësia e të cilave është provuar shkencërisht, dhe më e rëndësishmja prej tyre është se ajo përmirëson tretjen dhe parandalon kancerin, goditjet dhe sëmundjet në zemër.

lakra

Një filxhan lakër përmban 15 kalori. Ajo është një ushqim i shkëlqyer për njerëzit që janë në dietë, por edhe për një sërë sëmundjesh që ajo shëron falë vetive që ka. Lakra përmban Vitamina A, vitaminë C, vitaminë E dhe Vitamina B. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për trupin e njeriut.

• Vitamina A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin.

• Vitamina B ndihmon për të nxitur metabolizmin e energjisë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë trupin.

• Vitamina C është e rëndësishme në djegien e yndyrave dhe është një antioksidant.

• Vitamina E ndihmon për të ruajtur integritetin e lëkurës për shkak se është një antioksidant me yndyra të ngopura.

llllLakra mund të ndihmojë edhe si ilaç. P.sh. shëron aneminë, problemet me gingivat, mbron sistemin imunitar ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme. Lakra është e dobishme gjithashtu në trajtimin e depresionit, mbrojtëse e syve, ulcerave, kancerit të zorrëve, kapsllëkut etj. Lakra është e bollshme me squfur dhe mund të jetë shumë e dobishme në shërimin e plagëve.

 

 

turshiLakra turshi është gjithashtu një alternativë e mirë për të pasur shumë përfitime shëndetësore për organizmin. Ajo është e pasur me probiotikë. Fermentimi natyror siguron bakteret e mira në sistemin e tretjes.

• Këshillohet të hani lakër turshi pas terapisë me antibiotikë, në mënyrë që të rivendosni bakteret e shëndetshme në zorrë.

• Lakra turshi pengon zhvillimin e ekzemave që shkaktohen nga mangësia e vitaminës C.

• Ajo është e dobishme në procesin e humbjes së peshës, sidomos në zonën e belit.

• Në veçanti, fermentimi i lakrës trajton proceset inflamatore dhe parandalon obezitetin.

• Lakra turshi parandalon kancerin për shkak të përbërësve të mëposhtëm, flavonoide, të cilat parandalojnë dëmtimin dhe ngushtimin e arterieve; glucosinolate, i cili stimulon aktivizimin e enzimave natyrore antioksidante në trup.

• Lakra turshi është e pasur në fibra, të cilat përmirësojnë tretjen, nxisin trurin dhe shëndetin e zemrës, ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose goditjeve në tru, ulin e rrezikun e arteriosklerozës, reduktojnë(LDL) nivelet e kolesterolit të keq.

leng

Efektet e shëndetshme të lakrës së kuqe

Lakra e kuqe ka pothuaj të njëjtat funksione si lakra e bardhë. Ajo ka një efekt të madh përsa i përket pastrimit të organizmit. Ajo është një perime me shumë vlerë, sidomos për personat të cilët janë me dietë. Lakra e kuqe ndihmon për t’u pastruar nga toksina.

Gjethet e saj të kuqe përmbajnë acid folik, vitamina, fibra dhe kripëra minerale, të cilat janë shumë të vlefshme për të pastruar mëlçinë dhe gjakun. Lakra e kuqe ka një shije karakteristike pak të hidhur, e cila ka një veprim pozitiv në funksionin e pankreasit dhe stimulon sekretimin biliar që aktivizon metabolizmin, ul gliceminë dhe rrit sistemin imunitar, sistemin nervor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top