Çfarë ndodh kur nuk e karikoni telefonin tuaj? Drita e ekranit do të zbehet derisa telefoni të fiket. Pak a shumë e njëjta gjë ndodh edhe me trupin e njeriut nëse nuk i jep vetes kohë të pushojë dhe të shkëputet nga detyrimet e përditshme. Shkëputja na karikon me energji të reja dhe mundëson që t’i kryejmë më mirë detyrat dhe punët tona.
Arsyet përse është i nevojshëm pushimi dhe shkëputja nga rutina:
Redukton stresin
Stresi i akumuluar në përditshmëri dëmton shëndetin dhe marrëdhëniet tona me njerëzit. Nëse largoheni pak çaste, ecja, meditimi ndihmojnë në zvogëlimin e stresit.
Rrit kreativitetin
Në një ditë tipike me angazhime, mendja juaj është aq e ngarkuar saqë nuk ka hapësirë të mendojë gjëra të reja të bukura. Duke u shkëputur nga gjithçka, ju do të jeni më të freskëta për të qenë kreative.
Do të ndiheni më mirë
Ulja e stresit do të çlirojë hormonet që ndikojnë në humor, duke ju dhënë ndjesi më të mirë.
Mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë
Studimet kanë treguar se stresi ndikon në shkaqet kryesore të vdekjes, kështu që kur të merrni kohë për t’u “rikarikuar”, mendoni se po ndihmoni veten fizikisht për të jetuar më gjatë.
Forcon sistemin imunitar
Relaksimi ndihmon trupin tuaj të “riparojë” vetveten, dhe kjo do të thotë që përfitimet e sistemit imunitar do të jenë të mëdha.
Disa sugjerime si të shkëputeni nga rutina:
Vendosni një ditë në javë për të pushuar plotësisht.
Fikeni internetin përkohësisht që të mos marrësh asnjë mesazh me e-mail.
Fikni celularin.
Bëni dush.
Meditoni. Edhe disa minuta mund të bëjnë mrekulli.
Shëtisni.
Flini pak gjumë.
Lexoni një libër.
Kujdesuni për veten duke bërë manikyr, pedikyr etj.
Burimi / https://www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.