Udhëtarët Solo nga vende të ndryshme, pa lidhje me njëra-tjetrën, kanë diçka të përbashkët – ato janë mendërisht të fortë. Pse?
Lexoni më poshtë për të kuptuar se pse njerëzit që udhëtojnë vetëm kanë fuqi të madhe mendore.
1. Të udhëtosh vetëm tregon që mund ta shijosh veten, edhe kur askush nuk është aty me ty.
Kur ju kuptoni se jeni të aftë të argëtoheni pa pasur nevojë të mbështeteni te askush, as për të gjeneruar ide aktiviteti, do të ndiheni shumë e/i fortë. Madje mund të kuptoni se preferoni më shumë të kaloni kohë me veten se sa duke u skllavëruar sipas zgjedhjeve të dikujt tjetër. Njerëzit që udhëtojnë vetëm nuk varen nga askush për t’u ndjerë mirë.
2. Të ndërmarrësh udhëtime Solo tregon se ju i besoni vetes.
Ju përket ju të vendosni se ku do të shkoni, çfarë do të bëni, si do ta gjeni buxhetin për të udhëtuar, ku do të qëndroni, etj. Të gjesh këto zgjidhje do të thotë njëkohësisht të gëzosh lirinë ta bësh, vetëm, si një individ i besueshëm dhe i përgjegjshëm.
3. Njerëzit që udhëtojnë vetëm janë individë që dinë të përshtaten.
Nëse ju zgjidhni të kaloni kohë duke eksploruar vende dhe kultura të reja, kjo do të thotë që përshtateni. Ta detyroni veten të dilni nga ‘zona e rehatisë’ ka gjithmonë rrezik, por nëse jeni gati ta shijoni plotësisht këtë eksperiencë duhet të qëndroni fleksibël kur përballeni me mënyra të reja jetese. Këto eksperienca vërtetojnë se ju nuk i frikeni ndryshimit dhe e keni të lehtë të ndërmerrni risqe.
4. Të udhëtosh vetëm do të thotë edhe të mësosh të komunikosh me njerëzit.
Ndonjëherë ju duhet të përballeni me barrierën e gjuhës, të cilat duhen kaluar me pak durim dhe pak naivitet. Kjo ka fuqinë t’ju bëjë më vulnerabël kur takoni njerëz të rinj. Mund të përfundoni të zini edhe shokë të rinj, madje.
5. Njerëzit që udhëtojnë vetëm mbështeten te vetja.
Të jesh përgjegjësi kryesor për mirëqenien tënde ndihmon në zhvillimin e këtij kapaciteti. Nëse për shembull udhëtoni për një kohë relativisht të gjatë, do ju duhet të përballeni me mjaft vështirësi dhe pengesa. Nuk ka rëndësi si përballeni me to por si i kapërceni. Në këtë mënyrë, do të mësoni të organizoheni: për të marrë trenin apo avionin për të lëvizur nga një vend në tjetrin.
6. Nëse udhëtoni vetëm, fitoni mundësinë për të menduar e reflektuar për veten.
Pa një partner me vete, ju fitoni një sens tuajin për ta bërë udhëtimin të vlefshëm. Ju mund ta krijoni vetë atë! Të menduarit mund edhe të jetë një proces i dhimbshëm ndonjëherë, por ju ndihmon të vetëpërmbusheni. Mund t’i hidhni një vështrim të kujdesshëm vetvetes, jetës dhe eksperiencave tuaja. Udhëtimi vetëm, ju rrit shpirtërisht./ Gentlewomen
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.