Debati për egzistencën e Babagjyshit të Vitit të Ri, rishfaqet gjithmonë në fundvit. Ashtu siç nuk e shohim fjalën, që vetëm e themi apo e dëgjojmë. Ashtu siç nuk shohim mendimin, por e dimë që egziston, se na bën të dimë dhe të kuptojmë që jemi dhe mund të mendojmë për veten, për gjërat, edhe për Babagjyshin e Vitit të Ri. Ashtu si fëmijëria ekziston, po ashtu eksiziston edhe Babagjyshi i Vitit të Ri.
Fëmijëria dhe babagjyshi janë dy “gjëra” të lidhura bashkë, madje gati të pandashme. Fëmijëria ka nevojë për shumë, po shumë gjëra, që të vënë në lëvizje psihën e fëmijës për të shkuar në të ardhmen, drejtë të rriturit. Mendja e fëmijës, psiha e tij ka nevojë për abstrakten që të mund të zhvillohet sa më e plotë. Ndërthurja e fantazisë me abstrakten bëjnë të mundur lëvizjen e psihës së fëmijës, si për mirë edhe për keq. Babagjyshi i Vitit të Ri është simboli i së mirës, që i rri pranë fëmijës pa u dukur, e nxit e inkurajon, ja bën të bukur pritjen dhe durimin. I shmang mërzinë që lodh edhe të rriturin. Nuk ka formë më të bukur dhe efikase për të nxitur fëmijën të përballojë padurimin që e karakterizon, se sa dhurata e Vitit të Ri, që ja sjell babagjyshi. Babagjyshi i Vitit të Ri edhe po të mos ishte duhej shpikur. Babagjyshi i Vitit të Ri ekziston, sepse ekziston fëmijëria.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.