Këshilla & Arsye

October 19, 2017 | 11:57

Pse e qara është e mirë për ju: 5 përfitime të pazakonta shëndetësore

Ekspertët këmbëngulin se ka disa përfitime të papritura shëndetësore për njerëzit që qajnë shpesh, duke përfshirë nivelet më të ulta të stresit, një rënie të toksinave në trup dhe një vetëdije më të madhe emocionale.

qaj

  1. Lotët shkaktojnë një reagim pozitiv

E qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik në trup duke sinjalizuar gjëndrat në sy të lëshojnë lot. Pasi të keni qarë, trupi është në gjendje të ngadalësojë frymëmarrjen dhe ritmin e zemrës. Kjo përvojë shkakton një reagim pozitiv në të gjithë trupin dhe i jep ndjesinë e lehtësimit personit.

  1. Hormonet toksike largohen nga trupi

Lotët e njeriut përmbajnë hormonin e stresit adrenocorticotropic (ACTH).Njerëzit që kanë nivele më të larta të ACTH në trupin e tyre janë në rrezik të zhvillimit të sëmundjeve të tilla si, sëmundja Addison. Kjo sëmundje mund të shkaktojë lodhje ekstreme, nivele të ulëta të sheqerit në gjak dhe depresion. Lotët largojnë ACTH nga trupi, gjë e cila mund të bëjë personin të ndihet më i qetë.

Lotët gjithashtu përmbajnë hormon prolaktin. Ky hormon gjendet në të dy gjinitë gjatë momenteve të kënaqësisë seksuale dhe lidhjeve ndërpersonale. Ky hormon prodhohet në trup për të ndihmuar në dhënien e ndjenjës qetësuese.

  1. Vetëdija emocionale e trupit rritet

Kafshët qajnë për të pastruar kanalet e tyre të lotit nga çdo mbeturinë. Por njerëzit kanë një arsye të ndryshme pse qajnë. Njerëzit tregojnë se si ndihen teksa derdhin lot, kështu bëhen më të vetëdijëshm. Duke i lejuar trupit të prekë emocionet e trishtimit, ai gjithashtu mund të bëhet më i vetëdijshëm për ndjenjat e tjera të tilla si lumturia, lehtësimi dhe mirënjohja.

  1. Stresi lehtësohet

Mund të jetë e vështirë të përpiqesh të mbash emocionet kur nuk ndihesh mirë.Të lejosh veten të qajë mund të çlirojë tensionin  grumbulluar në trup. Ekspertët kanë gjetur se shumica e njerëzve që qajnë menjëherë ndihen më të relaksuar.

  1. Ndihesh rehat me emocionet

Të qenit i hapur me ndjenjat tuaja ndaj të tjerëve mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të lejojë që ata gjithashtu të tregojnë se si ndihen.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top