Rregulli numër 1 që duhet të keni parasysh kur ecni? Këpucë të rehatshme. Mos harroni një shishe me ujë ose çaj bimor dhe ndoshta ca ushqime të lehta, që mund të ndihmojnë në rast të humbjeve të fuqisë.
Ecja ju ndihmon të qëndroni në formë dhe pa kosto për të humbur peshë, ndihmon për parandalimin e sëmundjeve, dhe në shumë spitale e rekomandojnë si terapi për pacientët me diabet apo që vuajnë nga probleme të zemrës.
Zgjidhni një vend të qetë, mundësisht larg nga smogu dhe trafikutdhe llogarit 30 minuta të aktivitetit, duke dëgjuar shushurimën e pemëve, duke ndjerë hapat tuaj të shpejtë, si dhe mendimet që rrjedhin.
Studime të shumta kanë treguar efektin e të ecurit si terapi anti-stres.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.