Këshilla & Arsye

November 12, 2016 | 9:06

Pse është e rëndësishme të veprohet nëpërmjet rregullit në edukimin e fëmijëve?

Mother Telling Off Son At HomeAjo që shumë prindër nuk kuptojnë është se sa e dëmshme mund të jetë për një fëmijë mungesa e vënies së kufinjve. Pa rregullin (disiplinën), fëmijët do të jenë të mangët në aftësitë e rëndësishme jetësore.

Ja çfarë kanë konstatuar specialistët:
  1. Fëmijëve do t’u mungojë vetëkontrolli.
  2. Nuk do të respektojnë prindërit ose figura të tjera që lidhen me autoritetin.
  3. Nuk do të dinë se cila është sjellja e duhur.
  4. Do të jenë imponues, egoistë dhe në përgjithsi një shoqëri e pakëndshme për të tjerët.
  5. Nuk do të kenë aftësi sociale, të cilat janë të rëndësishme për të bërë shokë të rinj të tilla si: empatia (krijimi i ndërveprimit me të tjerët), durimi dhe të diturit se si të ndajnë me të tjerët.
  6. Ata do të jenë të nxitur më shumë drejt sjelljeve negative, të cilat janë të dëmshme dhe potencialisht të rrezikshme për ata vetë dhe për të tjerët.
  7. Nuk do të jenë të lumtur.
Tipare të fëmijëve që janë rritur nëpërmjet rregullit e disiplinës

Nga ana tjetër, fëmijët që rriten me disiplinë, por njëkohësisht me përkujdesjen dhe butësinë e duhur, kanë këto tipare:

1. Kanë më shumë vetëkontroll dhe janë më shumë zotët e vete.

2. Janë më të përgjegjshëm dhe e shijojnë “të qenit të mirë” dhe të ndihmuarit e të tjerëve në shtëpi, në shkollë dhe të botës në përgjithësi.

3. Kanë më shumë vetëbesim. E dinë që mendimet dhe ndjenjat e tyre do të dëgjohen dhe që prindërit e tyre i duan edhe kur ata bëjnë gabime.

4. E dinë që janë përgjegjës për gabimet ose sjelljen jo të mirë të tyre dhe janë më të predispozuar për të bërë zgjedhje të mira, sepse ata vërtet e dëshirojnë një gjë të tillë, jo sepse i frikësohen ndëshkimit.

5. Janë të këndshëm dhe është kënaqësi të rrish me ta. E kanë më të lehtë për të bërë shokë të rinj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top