Në fokus

September 18, 2019 | 9:00

Pse është e rëndësishme t’i mbështesni femrat e tjera dhe si ta bëni këtë…

Femrat të cilat mbështesin femrat e tjera janë më të prira të kenë sukses. Dhe, ky nuk është fare një mit! Kjo arsye duhet t’ju mjaftojë që të ndaleni së garuari me njëra-tjetrën gjithë kohën dhe të shfaqni më shumë mbështetje për koleget dhe shoqet.

Shoqëria e mirë mes femrave nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e përbashkët të buzëkuqit, por duhet edhe të shfaqni dashuri të vërtetë, respekt, etj.

Inkurajoni njëra-tjetrën

Çdo femër ka nevojë të ndihet e sigurt, por janë disa rrethana të cilat nuk mund t’i kontrollojmë. Nëse ndonjëherë një femër kërkon këshilla nga ju, atëherë mos e injoroni disponimin e saj por mbështeteni për çfarëdo që ka nevojë.

Dëgjoni

Lëreni shoqen të flas! Dëgjojeni atë dhe mos e injoroni sepse ajo ka nevojë t’i shprehë emocionet gjatë periudhave të vështira.

Ndajini me të tjerat njohuritë që keni

Ka ardhur një kolege e re pune, është dita e saj e parë dhe ajo nuk di asgjë. Pra, me siguri ajo është e stresuar. Por, ju duhet të ndani me të çdo gjë duke e bërë të ndihet më rehat.

Njoftoni shoqet që keni me njëra-tjetrën

Njoftoni sa ma shumë shoqe që keni. Ndoshta ato kanë ide të përbashkëta për biznes.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top