Idetë mund t’ju “godasin” në çdo kohë, pavarësisht se ku jeni apo çfarë jeni duke bërë dhe nuk është e mundur t’i mbani mend të gjitha. Prandaj, mënyra më e mirë për t’i mbajtur mend është duke i shkruar. Kjo pasi që nëse vareni vetëm nga kujtesa, mundësitë janë që nuk do të mund t’i mbani mend dhe idetë e mira mund t’ju humbasin njëherë e përgjithmonë.
Shkrimi në letër i gjërave të ndryshme qartëson dyshimet
Kur i shkruani gjërat, ju zbrazni të gjithë ngarkesën mendore. Mendja juaj nuk do të jetë nën presion të mbajë mend çdo gjë dhe ju mund të mendoni më mirë për ide të tjera.
Ndihmon në përqendrim
Mendja bëhet më e përqendruar kur i shkruani gjërat, pasi e di saktësisht se në cilin drejtim duhet të mendojë. Veç kësaj, mendja nuk do të jetë e zënë me mendime të pa rëndësishme, por do të ketë një qëllim të caktuar për të cilin do të mendojë.
Përmirëson produktivitetin
Shkrimi i gjërave në letër e lehtëson jetën. Ju do të jeni shumë më të organizuar dhe idetë tuaja do të kenë një strukturë. Një shembull i thjesht që shkrimi i gjërave në letër e përmirëson produktivitetin mund të jetë lista e gjërave për t’u blerë. Nëse ju bëni një listë në mendje, mundësitë janë të mëdha që do të harroni një gjë apo dy, por kur i shkruani ato, padyshim që do t’i blini të gjitha.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.