Mirëqenie

April 11, 2020 | 8:12

Pse është më mirë të mos rrini me pizhama gjatë karantinës

Të gjithë vazhdojmë të qëndrojmë të mbyllur në shtëpi: për secilin prej nesh është një ndryshim rrënjësor dhe njëkohësisht edhe destabilizues i zakoneve. Katër muret tona të shtëpisë janë shndërruar në vendin tonë të intimitetit, por edhe në atë argëtues, stërvitjeje dhe reflektimi. Gjithashtu dhe në atë të punës, për pak fatlumët që mund të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia përmes kompjuterit.

Padyshim që shumica zgjedhin të enden nëpër shtëpi me pizhama. Në fund të fundit, çfarë do të ndryshojë kjo, duke qenë së nuk dilni, përveç rasteve për ndonjë pazar?

Pse është më mirë të mos rrini me pizhama gjatë karantinës

Por le të pyesim veten: a është ky një qëndrim i shëndetshëm për t’u mbajtur në këto ditë të gjata dhe të çuditshme të izolimit të detyruar?

Sipas asaj që psikologët na sigurojnë, përgjigjja duket të jetë negative. Në fund të fundit, detyrimi për të qëndruar në shtëpi na bën të humbasim atë strukturë rutinore të ditës e cila në kohë normale na jep siguri dhe na ndihmon të ecim përpara: ora e alarmit, dushi, mëngjesi, trafiku, puna dhe pastaj përsëri në shtëpi. E gjithë kjo është anashkaluar nga shumica e njerëzve dhe është e kuptueshme që shumica mund të heqin dorë nga tundimi i një dembelizmi të caktuar.

Por të zgjoheni vonë, të qëndroni në pizhame, të mos bëni dush dhe të punoni pa orar (për ata që munden, natyrisht) janë të gjitha sjelljet që në afat të gjatë mund të çojnë në depresion dhe ankth. Kjo është pikërisht arsyeja pse psikologët këshillojnë që të përpiqeni të ruani, sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet që mbushnin ditën tonë para-koronavirus: si një antidot për një rrëshqitje të ngadaltë të mundshme në trishtim dhe më pas në depresion.

Sigurisht, nuk është e thjeshtë, madje po të mendosh edhe për atë që na pret në post-koronavirus (një krizë ekonomike ndoshta e frikshme, e krahasueshme me një periudhë të pasluftës). Pikërisht për këtë arsye bëhet edhe më e rëndësishme që fundi të na gjejë gati për betejë dhe jo të mposhtur nga depresioni.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top