Për ata që nuk e kanë kuptuar akoma, vetëm duke respektuar në mënyrë të rreptë qëndrimin në shtëpi, ne mund të kontrollojmë infeksionin Sars2-CoV-2019 dhe t’i kthehemi sa më shpejt jetës normale, duke kufizuar numrin e vdekjeve dhe duke shmangur vendosjen në krizë të kujdesit shëndetësor. Për këtë ju duhet të ndiqni rregullat. Por pse është kaq i rëndësishëm distancimi nga të tjerët?
Për fat të mirë, jo të gjithë kanë simptoma të rënda
Sa më shumë që informoheni, aq më shumë zbuloni se shumica e infeksioneve, lidhen me transmetimin e “armikut” nga njerëz që mund të kenë vetëm disa simptoma. Për të kujtuar se sa i rëndësishëm është ky burim i infektimit, një hulumtim i botuar në Science ekzaminoi situatën në epiqendrën e epidemisë, përkatësisht qytetin e Ëuhan dhe shtetin e Hubei, në ditët e tij të para.
Studimi, i koordinuar dhe realizuar nga studiuesit e Universitetit të Columbia Mailman School of Health, tregon qartë se ata që nuk njihen si bartës të mundshëm të infeksionit, ndoshta sepse nuk kanë çrregullime të qarta, janë në gjendje që në çdo rast të transmetojnë grimcat virale që lëshohen përmes kollës dhe teshtitjes.
Pak më shumë se 60% e njerëzve që u sëmurën e kishin kontraktuar infeksionin nga një person që nuk njihej si një burim i mundshëm i infeksionit. Nga ana tjetër, sipas literaturës shkencore, të paktën gjysma e subjekteve që kontraktuan infeksionin mund të mos shfaqin simptoma veçanërisht intensive.
Duke shtuar të gjitha këto vëzhgime, bëhet e qartë se, përveç karantinës dhe monitorimit të rasteve të njohura në shtëpi, (padyshim nëse shtrimi në spital nuk është i nevojshëm) është thelbësore që njerëzit të “distancohen”, duke shmangur ata që mund të kenë virusin në trupin e tyre dhe nuk kanë simptoma apo shenja të qarta, të cilët pa dashje bëhen burim infeksioni për njerëzit e tjerë.
Qëndrimi në shtëpi
Për këto arsye, është thelbësore që të gjithë të shmangin kontaktin me njerëzit e tjerë. Vetëm në këtë mënyrë mund të shkëpusim zinxhirin e transmetimit të virusit dhe më në fund të shohim kurbën e infeksioneve të reja dhe numrin e vdekjeve të bjerë. Natyrisht nuk duhet të harrojmë kurrë masat individuale të mbrojtjes, duke filluar nga nevoja për të larë duart shpesh me sapun ose në çdo rast me pastrues efektivë, të mirëmbajmë higjenën e mirë të frymëmarrjes, mos harroni se izolimi vullnetar i njerëzve me sëmundje të frymëmarrjes është thelbësor.
Në rast të simptomave, mos shkoni në dhomën e urgjencës, por njoftoni mjekun e përgjithshëm me telefon. Por mbi të gjitha, le të kujtojmë se hashtagu #unëqëndrojnështëpi nuk është vetëm një mënyrë për të shkëmbyer përvoja në mediat sociale, por duhet të bëhet një zgjedhje e vërtetë për të luftuar virusin. Këto thirrje janë të dobishme për të gjithë dhe veçanërisht për të rinjtë.
Sipas analizave të Institutit të Lartë të Shëndetit, 22% e pacientëve pozitivë të tipit Sars2-CoV-2019 janë midis 19 dhe 50 vjeç dhe rrezikojnë ta kalojnë infeksionin te prindërit dhe gjyshërit. Distancimi shoqëror, nga të gjitha moshat, do të jetë arma fituese kundër armikut të padukshëm.
Burimi / https://dilei.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.