Këshilla & Arsye

November 21, 2016 | 12:42

Pse Facebook mund të shoqërohet me jetëgjatësi?

1Mediat sociale, sipas mendimit tuaj, janë të mira apo të këqija? E pra, kjo është e komplikuar.

Një studim prej 12 milionë përdoruesve të Facebook tregon se përdorimi i moderuar është i lidhur me jetëgjatësinë më të madhe, edhe pse ajo shërben për të ruajtur dhe për të përmirësuar marrëdhëniet shoqërore të botës reale.

Studimi është kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë, në bashkëpunim me kolegët nga Facebook dhe Yale.

Shkencëtarët thonë se njerëzit të cilët posedojnë rrjete sociale jetojnë më gjatë.

“Bashkëveprimi në internet çon në shëndet të mirë, kur aktiviteti është i moderuar dhe plotëson marrëdhëniet”, ka thënë autori kryesor William Hobbs.

Autori James Fowler, shprehet: “Për fat të mirë, për pothuajse të gjithë përdoruesit e balancuar të Facebook, ka rrezik të ulët të vdekshmërisë.”

Përdoruesi mesatar i Facebook ka rreth 12% më pak të ngjarë të vdesë sesa ata që nuk përdorin programin. Por, ai gjithashtu vuri në dukje se kjo mund të jetë për shkak të dallimeve sociale apo ekonomike ndërmjet përdoruesve të grupeve Facebook dhe ata që nuk e përdorin atë.

Në mesin e njerëzve që përdorin Facebook, hulumtuesit shikuan numrin e miqve, numrin e fotografive dhe përditësime të statusit, numrin e posteve në mur, numrin e mesazheve të dërguara.

Marrëdhëniet shoqërore duket të jenë parashikues të mirëqenies dhe shëndetit të njerëzve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top