Studim

June 6, 2023 | 8:11

Pse fëmijët dhe të rriturit sot janë të trishtuar?

Problemet e ndryshme globale me të cilat po përballet bota kanë sjellë shumë çrregullime për njerëzimin në sistemin e jetës, duke filluar nga ndryshimet klimatike, gjendja ekonomike, luftërat mes shteteve, sëmundjet e ndryshme, inflacioni, pandemitë aktuale etj, të gjitha këto kanë bërë që të rriturit dhe fëmjët shpesh herë të kenë ndryshime emocionale, lëkundje të humorit, duke përjetuar ndjenjën e frikës, mërzisë, trishtimit.

t

Nga Doruntina Grulaj, psikologe

Ne si shoqëri në tranzicion tash e dy dekada jemi duke u munduar të shkojmë drejt një zhvillimi apo progresi, të cilin mund ta quajmë si tejet sfidues për ne. Gjatë gjithë këtyre viteve kemi bërë shumë lëvizje me hamendje, përballje dhe luhatje shoqëruar me shumë ndryshime në të gjitha fushat dinamike, si të jetuarit në bashkësi, funksionimin dhe rendin në familje, emigrimin, arsimin, edukimin, mënyrën e jetesës ku si rezultat jemi duke pa pasoja të vazhdueshme.

Mos funksionimi zinxhiror i shoqërisë, divergjenca ideologjike, duke u nisur nga raportet familjare, mospajtimi i mendimeve mes moshave të reja me ato madhore, shprehimisht mund të themi se kanë ndikuar që të kemi luftë mes gjeneratave. Këto divergjenca kanë sjell edhe një lloj rebelimi tek të rinjtë, tëcilët thuajse çdo ditë na rastis të shohim se si fëmijët dhe adoleshentët tregojnë mosrespekt ndaj prindërve, familjarëve, personave të shtyrë në moshë. Fatkeqësisht pjesë të sjelljeve të këqija kemi edhe grup moshat madhore, duke u bërë kështu shembuj aspak të mirë për adoleshentët, të rinjtë dhe fëmijët e tyre.

u

Mungesa vetëvlerësimit, vetëkontrollit dhe përkushtimit ndaj shëndetit mendor, gjithashtu neglizhimi i shqetësimeve të vogla bëjnë që të përballemi tutje me probleme më të mëdha. Marrë parasysh që perceptimet nuk janë të njëjta tek të gjithë njerëzit, për disa situata qofshin edhe ato nga më të lehta mund të ju duken si vështirë të përballueshme. Andaj nivelet e larta të stresit, ankthit, depresionit kanë bërë që të kemi ndodhi me ngjarje të hidhura, si në familje, shoqëri ashtu edhe në komunitet e më gjerë.

Kur bëjmë krahasime të viteve më herët dhe bazohemi me gjendjen aktuale në të cilën po kalojmë si shoqëri, automatikisht le të nënkuptohet se kriza shëndetit mendor vazhdon thellohet edhe më shumë duke pa që edukimi nga prindërit ndaj fëmijëve lë shumë për të dëshiruar. Prindërit thuajse fare pak angazhohen për edukimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve të tyre. Shumica e fëmijëve posedojnë telefona mobil personal ata nuk kanë asnjë lloj kontrolli nga ana e prindërve, përdorin edhe pajisje tjera teknologjike duke pas mundësi të shohin gjëra të ndaluara, qysh në start atyre u hapen reklama të shumta pa censurë, me një klikim ata futen në botën virtuale e cila është shkatërruese për shëndetin e gjithsecilit nëse nuk menaxhohet mirë e sidomos për fëmijët.

Rrjetet sociale dhe keqmenaxhimi i tyre, pornografia, video të ndryshme me tematika negative etj, bëjnë që fëmijët të humbin ekuilibrin e tyre jetësor duke menduar se realiteti i jetës është ajo çfarë ata shohin në botën e internetit e jo lojërat e fëmijërisë, as leximi i librave, e as shkollimi edukativo-arsimor.

Prandaj kemi shifra të frikshme ku sipas statistikave në vitin 2022 nga të dhënat e organizatave në Kosovë thuhet se rreth 40 mijë persona janë përdorues të substancave narkotike, më shqetësues është fakti se dominojnë grup moshat e reja (14-18 vjeç), por, institucionet publike nuk disponojnë raste me të dhëna të sakta. Përveç atyre ku figurojnë personat që marrin trajtim në repartin e Psikiatrisë. Të rinjtë fillojnë të përdorin droga nga më ndryshmet, me qasjen në rrjete sociale ata marrin informacione se si përdoren dhe hasin komente mashtruese në pretendimin se të sjell disponim, adrenalinë, gjendje pozitive ata vazhdojnë futen në rrugën që nuk duhet të shkohet.

u1Çdo ditë në Kosovë janë shifra alarmante në rritje dhe fakte që të rinj duke filluar nga mosha 13 vjet fillojnë të përdorin substanca narkotike, si në vendet urbane tani edhe në ato rurale me përdorimin e llojeve nga më të ndryshmet duke shtuar tek vetja e tyre ndjenjën e mërzisë, agresivitetin, trishtimin, dhe të gjitha këto bashkë shkojnë deri tek vrasjet dhe vetëvrasjet. Edhe pse sot fëmijëve u realizohen thuajse gjitha nga kërkesat apo dëshirat që ata kanë, prapë janë të pakënaqur, ndjejnë zbrazëti dhe përfundojnë jo mirë në aspektin shëndetësor fizik dhe mental. Kjo direkt është edhe përgjegjësi e prindërve të tyre nga që prindërit sot kanë harruar se ajo çfarë nuk kërkohet e që duhet tu jepet fëmijëve është jo gjërat materiale, as plotësimi i të gjitha dëshirave, as paraja, e aq më pak postimet në rrjete sociale sikur kanë jetën e lumtur por, kontrolli ndaj lëvizjeve që fëmijët e tyre bëjnë, koha e të qëndruarit me ta dhe pranë tyre.

Raportet jo të mira mes çifteve të martuar, mos përkushtimi ndaj familjes, tradhtia, emigrimi, dhuna në familje, divorcet, problemet e shumta që çiftet i sjellin vetes me mospërgjegjësi, ata rrezikojnë të humbasin jo vetëm fëmijët por, edhe fëmijërinë e fëmijëve të tyre.

Megjithatë këto rrjedhimisht ata i bëjnë dëm vetes si prind, sepse të qenurit neglizhues të gjendjes dhe sakrificës që duhet bërë për edukimin e fëmijëve, ata veprojnë duke u dhënë liri dhe hapësirë atyre më shumë se që duhet, po ashtu duke qenë të varur edhe vet prindërit ndaj rrjeteve sociale e gjërave koti, gjëra të cilat thuajse aspak nuk e pasqyrojnë jetën reale, e që fatkeqësisht po ndikojnë në humbjen e lumturisë duke shtuar edhe më shumë prezencën e trishtimit dhe mërzisë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top