Mirëqenie

November 24, 2016 | 7:58

Pse femrat e kanë të zhvilluar instinktin e mëmësisë?

1Riprodhimi është shumë i rëndësishëm për femrat, natyrisht edhe për meshkujt, por ka një ndryshim të madh të dukshëm, që femrat kanë mitrën ose uterusin, kurse meshkujt jo.

Nevoja e mitrës për të mbajtur fetusin është këmbëngulëse. Mitra nuk është një organ pasiv, por një organ që është aty në mënyrë që jeta të vazhdojë. Femrat e ndjejnë këtë instinktivisht, mbajnë fëmijën brenda trupit të tyre dhe përjetojnë gjithçka fizikisht, emocionalisht, psikikisht që prej momentit të konceptimit.

Ekziston një lloj dije e nënkuptuar që në vogëli, kur vajzat priren të bëhen nëna për kukullat e tyre; apo nëse do t’i referoheshim Frojdit, një nga mënyrat se si vajza e zgjidh konfliktin gjatë kompleksit të Elektrës është duke dëshiruar të lindë djalë kur të rritet. Pra, e sheh veten nënë në të ardhmen. Për më tepër, nëse mitra nuk e përmbush këtë funksion mund të protestojë në forma të ndryshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top