Cila është arsyeja që femrat vuajnë më shumë se meshkujt nga alergjitë?
Me shumë gjasa janë hormonale. Në krye të listës së gjërave që na shkaktojnë alergji është nikeli. Jo rastësisht kemi hipersensibilitet ndaj këtij metali, duke qenë se është i pranishëm në shumë bizhuteri, në kozmetikë apo në detergjentet për pastrimin e shtëpisë. Për fat të keq, tani për tani, nuk ekzistojnë vaksina dhe është shumë thelbësore që të tregojmë kujdes ndaj gjërave që përdorim.
Blini vetëm produkte që në etiketën e tyre shkruajnë “nickel tested”: përqendrimi i këtij metali është nën vlerën 0.00001%. Dhe zgjidhni tenxhere dhe enë kuzhine inoksi ose dhe hekuri që janë pa nikel. Alergjitë e rrugëve të frymëmarrjes “godasin” kryesisht meshkujt. Me shumë gjasa, sepse i kanë bronket më të ndjeshme se sa të femrave. Nëse partneri juaj vuan, ndihmojeni që ta kalojë krizën. Për pastrimin e shtëpisë përdorni një fshesë me korrent me filtër Hepa: eliminon me efikasitet pluhurin dhe largon merimangat.
Ndërkohë që gatuani, ndizni aspiratorin, përndryshe avujt e gatimit mund t’i irritojnë bronket. Nëse pas vakteve vuani shpesh nga diarreja apo mbusheni me puçrra, mund të jeni alergjike ndaj ndonjë ushqimi. Lajmi i mirë është se mund të shëroheni duke ndjekur të ashtuquajturën dieta e eliminimit. Praktikisht, për një periudhë kohe që varion nga dy deri në gjashtë muaj evitohen ushqimet që japin probleme. Është shumë e rëndësishme t’i drejtoheni një specialisti. “Mos ndërmerrni asnjë hap vetë, – thekson profesoresha Muraro, pasi ekziston zakoni i keq që kanë njerëzit për të eliminuar ushqimet në mënyrën e gabuar, duke rrezikuar kështu vlerat ushqimore”. Edhe nëse jeni alergjikë vetëm nga pjalmi duhet të bëni kujdes ndaj disa ushqimeve, sepse mund të verifikohen të ashtuquajturat reaksione të kryqëzuara. Substancat e pranishme në pjalm, në fakt, gjenden edhe në përbërjen e disa ushqimeve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.