Bebet qajnë shpesh dhe ky reagim shkakton panik tek shumë prindër. Jo gjithmonë të qarat e një fëmije përcaktohen nga uria apo dhimbje të barkut.
“Foshnja qan për shkak se, në fillime e qara është e vetmja mënyrë që ata të ndërveprojnë me botën përreth. Një fëmijë normal, i shëndetshëm, qan për një mijë arsye, përveçse ka “dhimbje barku”, apo se “qumështi juaj nuk është i mirë, jo i shijshëm”, thonë mjekët.
- Uria
Kjo është gjëja e parë që mendoni kur foshnja juaj qan.Të mësuarit për të kuptuar shenjat e urisë do të ju ndihmojë që të filloni ushqyerjen e foshnjes para se të fillojë të qajë. Ja disa nga shenjat: bezdisja, plaquritja e buzëve, refleksi i foshnjave që shkakton që të kthejnë kokën nga dora juaj kur ju e lëvizni drejt faqeve të foshnjes dhe vënia e duarve në gojën e tyre.
- Pelena e papastër
Disa foshnja kërkojnë të ndërrohen. Disa të tjera mund të tolerojnë pelenën e papastër për një kohë.
- Nevoja për të fletur
Foshnjat mund të qajnë dhe bezdisen nëse janë të lodhura, sidomos nëse janë të tejlodhura.
- Dëshira për ta mbajtur
Foshnjet kanë nevojë për tu përkëdhelur. Ato kanë dëshirë që të shikojnë fytyrat e prindërve, të dëgjojnë zërat e tyre dhe të ndjejnë aromën e tyre unike. Të qarat mund të jenë mënyra e tyre e kërkesës për t’u mbajtur.
- Telashet me stomakun (gazrat, dhembja e stomakut, etj)
Telashet me stomakun janë të lidhura me gazrat apo dhembjet që shkaktojnë të qara.
- Nevoja për të gromësuar
Gromësimi nuk është i detyrueshëm. Por nëse foshnja juaj qan pas ushqyerjes, një gromësimë mund të jetë e gjitha çfarë i nevojitet. Fëmijët thithin ajër gjatë gjidhënjes apo nga thithja nga shishja, dhe nëse ajri nuk lirohet mund të shkaktojë ca shqetësime. të gromësuar.
- Shumë ftohtë apo shumë nxehtë
Të posalindurit dëshirojnë që të lidhen dhe të mbahen të ngrohtë, por jo shumë të nxehtë.
- Diçka e vogël
Foshnjet mund të trazohen nga diçka e vogël sa edhe mund të jetë ndonjë fije peri i vockël apo ndonjë qime floku rreth gishtit të tyre, që ndalon qarkullimin.
- Dalja e dhëmbëve
Dalja e dhëmbëve mund të jetë e dhimbshme për foshnjen tuaj
10.Të mos ndjerit mirë
Nëse ju i keni kuptuar të gjitha nevojat e foshnjes dhe e keni rehatuar dhe ai përsëri vazhdon të qajë, mund të mos ndihet mirë për diçka. Mund të provoni të matni temperaturën apo të shikoni për ndonjë shenjë të ndonjë sëmundje. Besojuni instikteve tuaja dhe kontaktoni mjekun.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.