Kur një grua shtatzënë ndjen një goditje nga foshnja e saj e palindur, ai mund të jetë ‘duke njohur’ trupin dhe duke eksploruar mjedisin e tij, sugjeron hulumtimi.
Një studim i University College London analizoi valët e trurit të 19 foshnjave dy ditore, disa prej të cilëve kishin lindur para kohe dhe për këtë arsye supozohej të vepronin si të ishin ende në mitër.
Kur foshnjat gjuajnë aktivizojnë një rajon të trurit të tyre që është i lidhur me inputin ndijor dhe mendohet të jetë kritik për t’i ndihmuar ata të “njohin” trupat e tyre. Hulumtuesit kanë matur valët e trurit që janë prodhuar kur foshnjat gjuanin dhe lëviznin shpejt sytë gjatë fazës së gjumit.
REM është kur ndodhin ëndrrat dhe truri është shumë aktiv. Ajo u zbulua duke monitoruar lëvizjet e syve dhe të gjymtyrëve të foshnjave, si dhe normat e frymëmarrjes së tyre. Valët e trurit u vlerësuan duke kryer teste EEG, të cilat përfshijnë vendosjen e sensorëve të vegjël në kokë që marrin sinjalet elektrike të prodhuara nga qelizat e trurit.
Rezultatet treguan se kur foshnja gjuante, aktivizonte një rajon të trurit që lidhet me inputin ndijor, i njohur si korteksi somatosensor. Madhësia e këtyre valëve të trurit ishte më e madhe në foshnjat e lindura para kohe.
Studimi u botua në revistën ‘Scientific Reports’.
“Lëvizja spontane dhe reagimet konsekuente gjatë periudhës së zhvillimit të hershëm njihen të jenë të nevojshme për hartimin e duhur të trurit në kafshë të tilla si minjtë. Këtu kemi treguar se kjo mund të jetë e vërtetë edhe tek njerëzit”, tha autori i studimit Dr. Lorenzo Fabrizi.
Shumica e grave shtatzëna fillojnë të ndjejnë që foshnja e tyre lëviz midis 16 dhe 24 javëve. Lëvizjet mund të përshkruhen si goditje, rrëshqitje ose rrokullisje, e cila mund të ndryshojë kur shtatzënia përparon
Burimi / www.msn.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.