Në fokus

October 11, 2016 | 9:05

Pse gënjejnë fëmijët?

Ta themi thjesht, gënjeshtra është një pjesë normale e zhvillimit të fëmijës – por kështu është edhe të mësuarit për të  treguar të vërtetën. Duke mësuar fëmijën tuaj që ndershmëria është e rëndësishme, mësojmë që ato të përpiqen për të vërtetën dhe të mos thonë gënjeshtra kur është e mundur.

Pse gënjejnë fëmijët?

Fëmijët gënjejnë për një numër arsyesh. Fëmijët nuk kanë lindur me një kod moral. Nga lindja deri në tre vjeç, fëmija juaj është pjesë e një bote shumë konfuze dhe ata varen nga të rriturit për mbijetesën e tyre. Shpesh ajo që duket si “gënjeshtë” është përpjekje për të mbrojtur veten apo për të zbutur të rriturit. Fëmijët kanë nevojë që të ndjehen të sigurt.

Për fëmijët e moshës 3-7 vjeç, ata janë ende duke parafytyruar dallimin në mes fantazisë dhe realitetit. Ata krijojnë botët imagjinare brenda lojës së tyre dhe nganjëherë ata nuk janë të qartë kur krijimet e tyre duhen lënë jashtë dhe ku fillon bota e vërtetë.. Si prind, ju nuk duhet të mbyllni krijimtarinë e fëmijës suaj, por ju duhet t’ju bëni të qartë kur duhet dhe kur nuk duhet të rrëfejnë përralla.

Nga mosha shtatë vjeç, fëmija juaj duhet të ketë një kuptim të mirë të asaj që do të thotë”gënjeshtër”.

Arsyet e përbashkëta pse fëmijët gënjejnë:

  • Frika nga zhgënjimi i dikujt( “Unë nuk e humba gjerdanin  tuaj”)
  • Frika për të bërë diçka që ata nuk duan të bëjnë ( “Unë nuk kam marrë detyrat e shtëpisë”)
  • Për të marrë ata që duan ( “Mami gjithmonë më lejon të ha patetina para darkës”)
  • Dëshira të “përshtaten”
  • Dëshira për vëmendje
  • Dëshirojnë të tregojnë histori më interesante
  • Kufizimet shumë strikte prindërore
  • Duke imituar sjelljen e prindërve (shtiret si sëmurë , kur  nuk është e sëmurë)
  • Një sëmundje mendore ose çrregullime të tilla si sjellja, që sjellin gënjeshtra pafund

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top