Këshilla & Arsye

August 16, 2017 | 10:08

Pse gjumi është aq i rëndësishëm te fëmijët

Fëmijët që nuk bëjnë gjumë mjaftueshëm, mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin, sugjeron një studim.

1

Kjo për shkak se çdo orë shtesë e gjumit gjatë natës shoqërohet me një peshë më të ulët të trupit, me më shumë masa të muskujve dhe më pak akumulime të sheqernave në gjak, raportojnë kërkuesit.

Obeziteti dhe sheqeri i lartë i gjakut janë faktorë rreziku për diabetin e tipit 2, që ndodh kur trupi nuk mund të përdorë siç duhet ose të prodhojë sa duhet insulinën e hormoneve për të shndërruar sheqerin në gjak në energji.

“Këto rezultate sugjerojnë se, kohëzgjatja e gjumit mund të ofrojë një qasje të thjeshtë dhe me kosto efektive për të reduktuar nivelet e rrezikut të yndyrës trupore dhe diabetit të tipit 2 në fillim të jetës”, tha Christopher Owen nga Universiteti St. George’s i Londrës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top