Sa e rëndësishme është gjyshja nga nëna për fëmijët?
Kjo nuk është befasi për askënd, por gjyshja nga nëna ka një lidhje të veçantë me nipërit e mbesat e saj. Ajo është shumë e rëndësishme në jetën e çdo fëmije për shumë arsye, pavarësisht nga lidhja emocionale.
Disa nuk janë të lidhur me gjyshërit e tyre, nuk jetojnë afër, të tjerët nuk i kanë njohur kurrë, të tjerët do të ndiejnë një dashuri që do t’i mbajnë ata së bashku. Vlera e gjyshes nga nëna është shumë e veçantë. Djemtë preferojnë gjyshërit e nënës dhe veçanërisht gjyshet, për shkak të një lloj “vazhdimësie emocionale” që perceptohet në pjesën e nënës së familjes, përveç faktit që gjyshet janë në gjendje të japin më shumë dashuri.
A mund ta shpjegojë shkenca lidhjen me gjyshen e nënës? Apo është thjesht një pyetje ndijore dhe morale?
Shkenca shpjegon rëndësinë e gjyshes nga nëna: Alejandro Jodorowsky, një eseist kilian, ka zhvilluar një teori ku shpjegon se kujtimet e fëmijërisë ose të afekteve që kemi me gjyshen nga nëna nuk janë të rëndësishme, sepse lidhja gjithmonë do të forcohet nga gjenet.
Trashëgimia gjenetike transmetohet nga nëna tek fëmija dhe është e lidhur ngushtë me gjyshen. Kjo është arsyeja pse ndër gjyshërit, me gjyshen e nënës ka një pjesë më të madhe të trashëgimisë.
Ngjashmëria mund të mos jetë fizike, por në nivelin gjenetik ajo lë gjurmë. Nganjëherë ngjashmëria është e dukshme në ecje, në ndonjë shprehje, në gjeste ose brenda në eshtra, muskuj, sëmundje.
Gjyshja nga nëna në gjithë shkëlqimin e saj
Gjyshja nga nëna merr pjesë në formimin e ADN-së, së nipit dhe disa nga tiparet e saj, mund t’i transferohen fëmijës. Jodorowsky thotë se këto tipare nuk janë vetëm fizike, por edhe emocionale.
Eseisti kilian shpjegon se emocionet e përjetuara nga gjyshet gjatë shtatzënisë, u kalohen vajzave të tyre dhe prej tyre, tek nipërit e mbesat e ardhshme. Kjo është, ndikimi emocional është akoma aktiv në ADN brenda një brezi.
Kur formohet embrioni informacioni i ADN-së mitokondriale vjen nga nëna. Babai nuk posedon informacion të tillë, prandaj, gjyshërit e babait nuk kanë asnjë ndikim. Për më tepër, nga ana sentimentale, gjyshja nga nëna është më e përfshirë në shtatzëninë, lindjen dhe prindërimin e nipërve.
Preferenca e kësaj figure të nënës ndahet nga shumica e nipërve. Ndoshta ata nuk e dinë saktësisht atë që kanë trashëguar nga gjyshja e tyre, por ata e dinë se prania e tyre është e çmuar nga shumë pikëpamje.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / tuttorete.info
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.