Këshilla & Arsye

April 23, 2020 | 8:04

 Pse janë aq të rëndësishëm arti dhe kreativiteti!

 

Fëmijët e vegjël janë mjeshtër të momentit – ata e adhurojnë mënyrën se si boja shpërndahet në letër, sa fantastike është kur hedhin xixa apo tingulli i këndshëm i kalimit të penelit mbi fletë.

Msc. Aurora Lushej Logopede/Terapiste ABA

Msc. Aurora Lushej
Logopede/Terapiste ABA

Ndryshe nga fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit, pjesa më e madhe e fëmijëve të vegjël, nuk janë të vetëdijshëm se çfarë po bëjnë apo të fokusuar në produktin final. Kjo mund të jetë e vështirë për tu pranuar nga prindërit por duke i lënë fëmijët të vazhdojnë dhe të shijojnë procesin e krijimit, ka përfitime të mëdha për të ardhmen e fëmijës, prandaj duhet ti lëmë të shijojnë momentin dhe të shprehin vetveten nëpërmjet artit të tyre. Duke nxitur kreativitetin e fëmijës tuaj, ju nuk do të rrisni vetëm shanset që fëmija juaj të bëhet një artist por ju gjithashtu po e ndihmoni atë të zhvillohet mendërisht, sociologjikisht dhe emocionalisht. Të krijuarit e artit rrit aftësinë e fëmijëve për të analizuar dhe për të zgjidhur problemet në mënyra të ndryshme.

Ndërkohë që fëmija manipulon një penel apo ngjyrë, aftësitë motore fine të tij janë duke u përmirësuar. Duke numëruar ngjyrat, penelat, ata mësojnë konceptet matematikore. Më e rëndësishmja, kur fëmijët ndihen mirë gjatë kohës që krijojnë, arti ndihmon në rritjen e vetëbesimit. E kështu, fëmijët që ndihen të aftë të eksperimentojnë dhe të bëjnë gabime, ndihen të lirë të shpikin mënyra të reja të të menduarit. Ja disa mënyra se si mund të inspironi fëmijët tuaj:

1

Përgatituni për një rrëmujë të paparë!

Krijoni një hapësirë arti në shtëpi ku fëmija juaj mund të jetë i lirë të eksperimentojë (dhe të bëje rrëmujë :D ). Nëse koha është e bukur,  lërini fëmijët të pikturojnë jashtë në oborr.

Shmangni dhënien e direktivave

Mos i thoni fëmijës tuaj se çfarë të bëjë apo si duhet ta bëjë.  Në vend që ti thoni “Pikturo një ylber”, inkurajojeni të eksperimentojë me llojet e ngjyrave apo letrave dhe të krijojë diçka sipas dëshirës.

Eksploroni procesin që po kryen fëmija juaj

Shpesh mënyra më e mirë për ta inkurajuar fëmijën tuaj është të flisni për artin që po bën ai/ajo, thjesht duke i pyetur: “ A u argëtove duke pikturuar?”  apo duke i thënë: “Më trego për pikturën që ke bërë.”

Flisni specifikisht për artin

Kur flisni me fëmijën tuaj për artin, mundohuni të jeni preciz në komentet tuaja. Për shembull, në vend që ti jepni një koment të përgjithshëm, pyeteni atë “ Shoh që ke përdorur shumë ngjyrë lejla. Pse pikërisht atë ngjyrë?”

Mos vizatoni njëkohësisht me fëmijën tuaj

Kur prindërit vizatojnë ndërkohë që fëmija ka filluar të vizatojë, mund të jetë frustruese për ta. Është më mirë thjesht të qëndroni pranë tyre dhe ti lini të kuptojnë se jeni të interesuar dhe mbështetës për artin që po bëjnë.

Lëreni pikturën ashtu siç është

Kur fëmija mbaron vizatimin, mos i sugjeroni ndryshime apo elemente shtesë . Është shumë e rëndësishme për fëmijën të kuptojë se ajo çfarë ka krijuar, është mjaftueshëm dhe vlen – edhe pse mund të jetë thjesht 1 pikë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top