Në përgjithësi, “ndjesia Globus” bllokimi në fyt ose ndjesia e mbytjes perceptohet nga pacienti, si ndjenja e të pasurit një gungë në fyt, edhe pse nuk ekzistojnë kushte reale mjekësore për të provokuar këtë.
Shpesh, origjina e bllokimit në fyt qëndron në çështje të një natyre psikologjike dhe është një simptomë e çrregullimeve të ankthit dhe depresionit, pasi asgjë nuk është në të vërtetë e bllokuar në fyt.
Në disa raste, megjithatë, ndjenja e një trupi të huaj në fyt mund të shkaktohet nga goja e thatë dhe gëlltitja e shpeshtë si rezultat i gjendjes së stresit emocional, siç mund të ndodhë në rastin e ankthit apo të një vështirësie.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.