Martesa nuk është institucion që i imponohet njeriut. Por njeriu zgjedh bashkëshortësinë apo monofamiljen. Në të dy rastet, duhen llogaritur të mirat dhe pasojat.
Martesa nuk mbahet në këmbë me njerëz që thjesht “bashkëjetojnë fizikisht” si “kufoma”, por me bashkëshortë që kanë “kontratë ndjenjash”, jo vetëm erotike e seksuale, por mbi të gjitha që mbajnë përgjegjësi për ecurinë e martesës dhe familjes.
Ky është kushti për mënyrë dyshe të të jetuarit si çift. Bashkë me tolerancën dhe respektimin e caqeve të duhura.
Ndryshe, është e sigurt që martesa bëhet një rrugëtim i mërzitshëm pa të ardhme. Por për këtë nuk e ka fajin martesa!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.