Këshilla & Arsye

January 16, 2018 | 11:07

Pse kumarxhinjtë nuk mund ta lënë bixhozin?

Nëse keni luajtur bixhoz ndonjëherë, mund të keni vënë re se një humbje e ngushtë ju bën të doni ta vazhdoni lojën.

1

Ky është vetëm një shembull nga keqinterpretimi i fitimit, të cilin njerëzit shpesh e bëjnë në kazino. Një tjetër: nëse e zeza hidhet pesë herë rresht, e kuqja duhet të “dalë” – apo jo? Gabim.

Tani, shkencëtarët mendojnë se e kanë identifikuar mekanizmin në tru i cili i nxit kumarxhinjtë problematikë të bëjnë shtrembërime të tilla konjunktive më shumë se të tjerët.

Ata kanë zbuluar se njerëzit tek të cilët insula – zona e trurit që luan një rol kyç në emocione – ishte e dëmtuar, nuk joshen të vazhdojnë lojën pas humbjeve të ngushta ose pas një vargut të fatit të kuq ose të zi.
Të gjitha grupet e tjera të pjesëmarrësve – duke përfshirë edhe pacientët me dëmtime në pjesët e tjera të trurit, si dhe pjesëmarrësit e shëndoshë – ishin joshur, shkruan Telegrafi. “Bazuar në këto rezultate, ne besojmë se insula mund të jetë hiperaktive tek kumarxhinjtë problematikë, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj këtyre gabimeve të të menduarit”, tha dr. Luke Clark nga Universiteti i Cambridge, studiuesi kryesor i studimit të publikuar në PNAS.

“Trajtimet e ardhshme për varësinë nga bixhozi mund të kërkojnë ta reduktojnë këtë hiperaktivitet, ose përmes ilaçeve ose me teknika psikologjike si terapia e ndërgjegjshmërisë. ”

Hulumtimet e tjera kanë treguar se kumarxhinjtë problematikë janë të prirë për këto keqinterpretime të njohura si “falsitete të kumarxhinjve.”

Bixhozçinjtë problematikë përbëjnë rreth 2.3 për qind të popullsisë në Shtetet e Bashkuara.
Bixhozi problematik tani është klasifikuar si një varësi e sjelljes nga Shoqata Psikiatrike Amerikane.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top