Këshilla & Arsye

October 19, 2017 | 12:09

Pse loja është e rëndësishme për fëmijët?

Loja është vendimtare për zhvillimin e shkathtësive të komunikimit të fëmijëve. Këtu janë 10 arsye pse është kaq e rëndësishme:

1

-Loja krijon themelin për shkrim-leximin. Nëpërmjet lojës, fëmijët mësojnë të praktikojnë tinguj të rinj. Ata provojnë fjalorin e ri, vetë ose me miqtë, dhe ushtrojnë imagjinatën e tyre përmes tregimit.

-Loja ushqen zhvillimin dhe plotëson nevojën e lindur të fëmijës për të mësuar. Loja mund të bëhet vetëm nga një fëmijë, me një fëmijë tjetër, në një grup ose me një të rritur.

-Loja inkurajon të rriturit të komunikojnë me fëmijët në jetën e tyre. Të rriturit mbështesin lojën, duke ditur kur duhet të ndërhyjnë dhe kur nuk duhet të ndërhyjnë.

-Loja u jep fëmijëve mundësinë të jenë spontanë.

-Loja u jep fëmijëve zgjedhje. Duke pasur lodra të mjaftueshme ose aktivitete për të zgjedhur do të lejojë fëmijët të shprehin veten.

-Loja u jep fëmijëve hapësirë. Të ushtrosh lëvizjen fizike, të balancosh dhe të provosh limitet e tyre.

-Loja i jep të rriturit mundësinë për të mësuar se si të luajë përsëri. Një nga pjesët më sfiduese të lojës është përfshirja e vetes në të.

-Loja i lejon të rriturit të mësojnë gjuhën e trupit të fëmijës. Njohja kur duhet të përfshish vetveten në lojën e fëmijës suaj është çelësi.

-Loja i mëson të rriturit durimin dhe mirëkuptimin. Aktivitetet e strukturuara të drejtuara nga të rriturit kanë kohën dhe vendin e tyre, por mos harroni të lejoni fëmijën të kontrollojë dhe vendosë vetë për lojën e tij.

-Loja është argëtim. Loja i bën fëmijët të kënaqur dhe të shoqërueshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top