Në fokus

July 17, 2017 | 12:33

Pse mbyten pushuesit? Mjekët japin alarmin për arsyet shëndetësore

Këtë sezon në plazhe mungojnë elementët e sigurisë, vrojtuesit, por në zona të caktuara edhe ekipet shëndetësore. Mjekët e Urgjencës së Durrësit që përballen me rastet e personave që mbyten në det tregojnë shkaqet.

1

“Faktori i parë i mbytjeve është moti dhe mosditja e notit. Tjetër faktor janë kushtet shëndetësore, sidomos ato të zemrës, akute. Njëkohësisht edhe ekipet e shpëtimit duhet të jenë prezent”, shprehet Gazmir Demiri, mjek i urgjencës spitalore Durrës. Përveç dallgëve dhe mosditjes së notit, mjekja e urgjencës së Durrësit, Nensi Sulstarova ka dhe një apel për pushuesit e grupmoshave të ndryshme. 

“Për ne si mjekë është e rëndësishme që moshat e mesme dhe të treta, veçanërisht ata të seksit mashkull, duhet të jenë të kujdesshëm në oraret e drekës dhe në temperaturat e larta. Gastroenteritet shkaktojnë kolapse të enëve të gjakut, hipotension dhe cenim të parametrave vitalë. Te mbytjet, shkaktarë të tjerë mund të jenë ataku epileptik, ai kardiak. Moshat e reja duhet të jenë të kujdesshëm, të mos pinë alkool kur janë në plazh dhe direkt të kalojnë në not. Konsumi i substancave narkotike i përzier me alkool mund të çojë direkt në arrest kardiak”, thotë Nensi Sulstarova, mjeke urgjence.

Në shumicën e rasteve, mbytjet janë regjistruar në det me dallgë, në kushtet kur në plazhe mungojnë elementët e detyrueshëm të sigurisë.

“Sigurisht që duhen rojet, pasi jo të gjithë janë të mësuar me detin, me notin. I bëj thirrje organeve kompetente që ta mendojnë edhe këtë gjë”, thotë një pushuese. Pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë në plazhe, në zbatim të një VKM-je të vitit të kaluar që ia kalon atij kompetencat, ndërsa mjekët e Urgjencës bëjnë të ditur se në të gjithë plazhet e Durrësit funksionojnë vetëm tri ekipe shëndetësore, një në sektorin “Hekurudha”, një në Gjirin e Lalzit dhe një ekip në lëvizje i shërbimit të urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit./ TCH

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top