Nëse nuk e njihni grupin e gjakut, mund t’ia kërkoni nënës tuaj. Kjo për faktin se mund t’ju tregojë më shumë sesa ju mendoni, për shëndetin tuaj.
Lloji i gjakut mund të përcaktojë nëse jeni të rrezikuar nga sulmi në zemër, këtë gjë kanë paraqitur kërkimet në Heart Failure 2017— Kongresi i 4-ët Botëror i Dështimit Akut të Zemrës.
Hulumtuesit analizuan të dhënat e mbi më shumë se 1,300,000 njerëz nga nëntë studime të mëparshme dhe arritën në përfundimin se ata me grupin A, B ose AB ishin 9% më shumë të rrezikuar të kishin një sëmundje kardiovaskulare – si një sulm në zemër – se ato me grup gjaku O.
Mekanizmi i kësaj përllogaritje nuk është saktësisht i qartë. Por ka mundësi të jetë i vërtetë sepse njerëzit me grup gjaku O nuk kanë përqendrime të mëdha të një proteine të quajtur von Willebrand, e cila shkakton koagulim të gjakut, gjë e cila bën bllokimin që shkakton sulm në zemër, thonë studiuesit në një njoftim për shtyp. Njerëzit me grup gjaku jo O gjithashtu kanë tendencë të kenë kolesterol më të lartë dhe nivele më të larta të inflamacionit.
Hulumtuesit besojnë se grupi i gjakut luan rol në vlerësimin e rrezikut për sëmundjet e zemrës, së bashku me faktorët tradicionalë si kolesteroli, mosha dhe presioni i gjakut.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.msn.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.