Këshilla & Arsye

August 8, 2017 | 6:55

Pse na pëlqen të udhëtojmë?

Filozofi Alain de Botton liston një numër të destinacioneve të zgjedhura në bazë të nevojave psikologjike. Ai rekomandon vende me pak ngarkesë fizike dhe emocionale, pak të zhurmshme dhe afër qytetit tuaj, parë kjo në këndvështrimin e personaliteteve të ndryshme mes individësh. Ai rekomandon plazhin Pefkos në Rodos, aty ku është
shumë nxehtë për të lexuar apo për të menduar, si vend i përkryer për t’u çliruar nga ankthi. Ose Capri në Changi Airport Singapor, një vend i mirë për të menduar. Ose akoma më ndryshe, si një balsam kundër pakënaqësive është edhe Comuna 13 në Medellin,
Kolumbi, ku edhe “një stilolaps, pak pastë dhëmbësh, çarçafë të pastër dhe një derë e kyçur janë një luks ivërtetë”. Edhe pse këshilla e De Botton mund të mos jetë një udhëzues i pagabueshëm për këdo, psikologja Linda Blair, autore e librit “The key to malm” (Sekretii qetësisë), pajtohet me parimin e përgjithshëm dhe sugjeron për njerëzit e stresuar se duhet të marrin ca më shpesh pushime të shkurtra, në vend që të bëjnë pushime të gjata.

1

“Ekzistojnë mënyra të mira për të udhëtuar, të afta për t’i shëruar njerëzit. Kjo sepse duhen ulur shpesh nivelet e larta të kortizolit, hormonit që shkakton stres”, shpjegon ajo. Kush vuan ngaankthi duhet të kthehet në vendet e njohura, sepse “të gjitha ndryshimet shkaktojnë stres, qoftë edhe ato pozitive”. Pra, një person i cili sapo ka dalë në pension, ndoshta duhet të vendosë të marrë disa pushime. Blair i mëshon arsyes se “shërbejnë tri javë për të
thyer rutinën dhe një pushim i gjatë mund t’i çlirojë pensionistët nga zakoni i zgjimit në një kohë të caktuar
me idenë e ikjes për në punë. Kështu kur të kthehen në shtëpi, do të jenë gati për të filluar një jetë të re”. Në
fund, edhe nëse nuk ekzistojnë pushime unike për të gjithë njerëzit që ndodhen në një gjendje të tillë, Blair
sugjeron se ata që kanë përjetuar vetëm humbje, duhettë shkojnë me pushime në vendet ku ndërveprimet
sociale janë të kufizuara. Për shembull, një person që jeton në Londër mund t’i bëjë pushimet në Paris, duke
kaluar thjeshtësisht një javë të qetë, i ulur në kafene.

“Një vend ku ju mund të vëzhgoni thjeshtësisht jetën,të buzëqeshni e të merrni kënaqësi të tilla edhe nga
njerëzit e tjerë, pa patur nevojë të bëni shumë sforco”,pohon Linda Blair.

Judie Fein, shkrimtare, e cila është marrë me aspektetpsikologjike dhe transformuese të udhëtimit, është një
mbështetëse e udhëtimeve të organizuara, të tilla si atome anije në det për personat e stresuar, dhe kufizim të
rreptë për të lexuar email-et. Njerëzit janë në depresion,megjithatë, mund të vendosin të bëjnë pushime
që përfshijnë veprimtari të lehta fizike, ndoshta tëkombinuara me elemente shpirtërore të tilla si, joga apomeditim, ose të bëjnë punë vullnetare. Ajo argumentonse pushimet nuk janë absolutisht të ngjashme dhe se ka
mënyra të mira për të udhëtuar, të afta për t’ju shëruarmendërisht. Mbi të gjitha, pushimet nuk janë një luks,
por një nevojë, sipas saj.

“Jetët tona janë krejtësishttë lira dhe pushimet janë mënyra më efektive për të
ndryshuar ritmin e jetës sonë, duke ekspozuar zemrëndhe mendjen për gjëra të reja dhe për t’i dhënë një
perspektivë të re”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top