Këshilla & Arsye

November 15, 2019 | 8:25

Pse narcistët janë tërheqës më shumë se të tjerët?

Një studim i kryer nga studiuesit austriakë ka gjetur se njerëzit me shkallë të lartë të narcizmit janë të prirur të perceptohen si më të dëshirueshëm nga shumica e anëtarëve të gjinisë së kundërt.

narcissistic-personality-disorderKëtu janë tre arsye pse narcistët lulëzojnë në romanticitet:

1. Besojnë thellë në tërheqjen e tyre

Narcistët besojnë në pamjen e tyre. Ose, ndoshta më e rëndësishmja, ata besojnë se ata janë tërheqës dhe ky besim luan një rol në mënyrën se si ata lëvizin nëpër botë: besimi në aftësinë e tyre i bën njerëzit e tjerë të duan të kenë marrëdhënie seksuale me ta. Natyrisht, tërheqja fizike është e domosdoshme në çdo marrëdhënie.

2. Janë mbretërit e lajkave

Narcistët duan që njerëzit e tjerë të mendojnë se ata janë më të mirët, më tërheqësit, më interesantët dhe më të zgjuar se të gjithë të tjerët. Dhe në fazat fillestare të një marrëdhënieje ata kanë tendencë për të treguar se kush ata janë: ai është i mrekullueshëm, tërheqës, interesant dhe i zgjuar, dhe partneret që zgjedhin mendojnë se kjo reflekton edhe në ta.

3. Janë me të vërtetë, po me të vërtetë karizmatikë

Pavarësisht problemeve që kanë me dobësi emocionale, narcistët priren të rrethojnë veten me njerëz, ata kanë gjithmonë shumë miq, të njohur, kontakte profesionale. A ka gjë më tërheqës se të kesh dikë me një milionë miq? Ndoshta ju jeni shumë të veçantë. Narcisisti ushqehet me vëmendje.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top