Një studim nga Care.Com pohon se një në katër nëna qajnë të paktën një herë në javë për shkak të mbingarkesës. Ja çfarë duhet të bëni nëse jeni një nënë e punësuar:
1) Merrni një sy gjumë
Është paradoksale të mos flini mjaftueshëm gjumë me justifikimin se keni punuar për shumë orë. Privimi nga gjumi vetëm sjell ulje të produktivitetit. Flini mjaftueshëm dhe do të jeni shumë vigjilente.
2) Vendosni se çfarë doni (tani)
Harrojini dëshirat e së ardhmes. Çfarë doni tani? Jeta nuk ndodh e gjitha përnjëherë. Ju mund të shkruani kapituj të ndryshëm me lapsa të ndryshëm.
3) Rregulloni orarin tuaj
Orari duhet të jetë në shërbim të jetesës suaj. Pa këtë hap do të jeni gjithmonë në kaos.
4) Bëni lista
Ndodh që thoni: “Ajo do të marrë vetëm më 10 minuta”, dhe pastaj kuptoni se mori 20 apo 30? Duhet të jemi realist, për sa kohë gjërat shtesë shkaktojnë stres.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.