Në fokus

April 21, 2017 | 13:30

Pse një i mitur tenton të vetëvritet?

 Fëmijët e qetë kanë më shumë probabilitet për të kryer aktin fatal. Sigurisht që përgjigjja e kësaj pyetjeje nuk është e lehtë, por studime të shumta nxjerrin në pah faktorë si: problemet familjare dhe presionet nga ambienti rrethues, humbjen e një njeriu të dashur ose të një marrëdhënieje të rëndësishme, problemet me identitetin, mundësinë për përdorimin e drogës dhe alkoolit, konkurrencën e lartë akademike si dhe nevoja ose objektiva të paarritshme.

DiolaPor nga ana tjetër, është shumë e vështirë të parashikosh se, cili fëmijë ka ndërmend të tentojë vetëvrasjen, për vetë arsyen se ky fenomen mund të jetë i pranishëm në të gjithë tipat e të rinjve, madje ai që rri i izoluar, i përmbajtur dhe që nuk i shkakton probleme askujt ka më shumë probabilitet për të kryer aktin fatal se sa të tjerët. Këta fëmijë kanë nevojë për vëmendjen e munguar, të cilën nuk arrijnë ta kenë në shtëpi ose në shkollë, duke qenë se vetë sjellja e tyre nuk e kërkon këtë gjë. Ata nuk spikasin mbi të tjerët dhe për këtë arsye nuk i kushtohet vëmendje. Ndërkohë që është relativisht e vështirë për të identifikuar karakteristikat e personalitetit tek i mituri që do të kryejë vetëvrasje. Ekzistojnë shumë të dhëna dhe shenja që mund të identifikohen nga ata që dëshirojnë dhe janë të vëmendshëm.

Si mund t’i parashikojmë tentativat vetëvrasëse të fëmijës sonë?

1

Shenjat ose karakteristikat që ndihmojnë për të identifikuar ose parandaluar tentativat e mundshme vetëvrasëse mund të grupohen në tri fusha të përgjithshme: verbale, sjellje/ndjenja dhe rrethanore.

Karakteristika verbale

Të gjitha deklaratat që shfaqin një dëshirë për të vdekur duhen të merren seriozisht.

1. Komunikim i drejtpërdrejtë: “Do të vras veten.” “Dëshiroj të vdes.” “Sa do doja të isha i vdekur.”

2. Komunikim indirekt: “Nuk ke pse të kujdesesh më për mua” “Askush s’do ta ndjente mungesën time” “Po i shkaktoj vetëm probleme familjes sime” “Jam një barrë për prindërit e mi” “Vetëm probleme di të shkaktoj.”

Karakteristika të sjelljes/të ndjenjave

Ndryshime në sjellje ose në veçoritë karakteriale si dhe prania e disa lloje ndjenjash mund të sugjerojë një personalitet vetëvrasës.

Tërheqje nga jeta sociale: Fëmija fillon të rrijë vetëm dhe të izolohet nga të tjerët ose nga aktivitetet e përditshme. Shoqërimi me miqtë e tij dhe bashkëveprimi verbal me të tjerët pëson një ulje të dukshme. Shumicën e kohës, ai mund të duket i zhytur në mendimet e tij dhe i pavetëdijshëm për praninë e të tjerëve.

• Depresion, të qara, apati, si dhe ndjenja e të qenit i pashpresë dhe i padobishëm.

• Ankth, konfuzion, tronditje, humor të ndryshueshëm ose shenja të tjera çrregullimi.

• Rënie në arritjet akademike.

• Rritje ose pamundësi për të fjetur.

• Shtim ose rënie në oreks.

• Preokupim me çështjet rreth vdekjes, fesë, të afërme të vdekur, parajsës, ferrit, etj.

• Përpjekje për t’i lënë gjërat në rregull. Kjo ndoshta përfshin të dhuruarit e gjërave personale, bërjen e favoreve kundrejt atyre që i ka keqtrajtuar në të kaluarën, mbajtja e një ditari, etj.

• Mungesë optimizmi ose shprese për të ardhmen.

• Moskujdesje për pamjen e jashtme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top