Në fokus

November 29, 2018 | 8:10

Pse njerëzit bërtasin?

Një ditë, një mendimtar indian pyeti dishepujt e tij: “Pse njerëzit bërtasin kur janë të zemëruar?” “Ata bërtasin për shkak se humbasin qetësinë e tyre”, tha njëri prej tyre. “Por pse bërtasin kur personi tjetër është aty pranë?”, tha përsëri mendimtari. “Epo, ne bërtasim sepse duam që personi tjetër të na dëgjojë”, u përgjigj një tjetër dishepull. Dhe mendimtari u kthye me pyetjen: “Kështu që nuk mund të flisni me të me zë të ulët?” Janë dhënë përgjigje të ndryshme, por asnjëri nuk e ka bindur mendimtarin.

Pastaj bërtiti:

“A e dini pse i bërtisni një personi tjetër kur jeni të zemëruar?

Fakti është se kur dy njerëz janë të zemëruar, zemrat e tyre largohen shumë. Për të mbuluar këtë distancë duhet të bërtisni që të dëgjoheni. Sa më shumë të zemërohen ata, aq më fortë do të duhet të bërtasin që ta ndjejnë njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, çfarë ndodh kur dy njerëz janë të dashuruar? Ata nuk bërtasin, flasin me zë të ulët. Dhe pse? Sepse zemrat e tyre janë shumë afër. Distanca ndërmjet tyre është e vogël. Ndonjëherë zemrat e tyre janë aq afër sa që as nuk flasin thjesht pëshpërisin.

Dhe kur dashuria është më intensive, nuk është e nevojshme të pëshpërisin, ata kuptohen vetëm duke e parë njëri-tjetrin në sy. Kjo është ajo që ndodh kur dy njerëz duan njëri-tjetrin afrohen, kur zihen ata largohen”.

Së fundmi, mendimtari përfundoi duke thënë:

“Kur debatoni, mos lejoni që zemrat tuaja të largohen, mos thoni fjalë që mund t’i ndalni, sepse do të vijë një ditë kur distanca do të jetë kaq e madhe saqë kurrë nuk do të mund ta gjeni rrugën e kthimit”.

 

Burimi / http://www.tuttorete.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top