Në fokus

March 16, 2017 | 11:53

Pse njerëzit përdorin masivisht Facebook?

Nëse pyesni njerëzit pse përdorin Facebook, do të merrni përgjigje të ndryshme. Disa do të thonë “dua të jem në kontakt me miqtë”, të tjerë “E përdor vetëm për argëtim”. Por a janë këto arsyet e vërteta pse njerëzit vizitojnë Facebook-un?

facebook_phone-100312301-orig

Psikologët shpesh thonë se njerëzit janë kafshë shoqërore dhe kanë ndjenjën e bashkësisë. Kjo është ndoshta arsyeja pse grupe/faqe të ndryshme janë kaq popullore në rrjetin social Facebook.

Një tjetër nevojë (përmendur nga Tony Shvarc si një prej nevojave tona kryesore dhe gjithashtu në hierarkinë e nevojave të Maslow) është nevoja për vetëshprehje. Facebook na lejon ta bëjmë këtë gjë. Mund ta bëni këtë gjë duke komentuar në foto, duke bërë përditësime të statusit etj.

Një anketë interesante e 7,738 studentëve në Tajlandë zbuloi se arsyeja e dytë pse njerëzit e përdorin Facebook-un ishte për të “ulur stresin”. Kjo është ndoshta një nga arsyet më të zakonshme pse Facebook-u është kaq popullor.

Studimi i Adam N. Joinson nga Universiteti i Bath na tregon se arsyeja kryesore për përdorimin e këtij rrjeti është rilidhja / kontaktet me miqtë.

  • Përdorin aplikacionet për të bashkëvepruar me rrjetin e miqve të tyre
  • Shohin profilet, pasi dëshirojnë të mësojnë më shumë për ata njerëz
  • Bashkohen me grupet që të shprehin identitetin e tyre
  • Lexojnë lajmet

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top