Çdo dimër rreth 100 njerëz në SHBA vdesin duke pastruar borën. Pse?
-Kardiologu Barry Franklin thotë se temperaturat e ulëta shtojnë presionin në zemër, ndërkaq mundimet e mëdha fizike mund të përkeqësojnë ngarkesën e saj dhe të shkaktojnë sulm në zemër.
-Shumë njerëz e mbajnë frymën e tyre gjatë pastrimit të borës, e cila gjithashtu shkakton tërheqje muskulore në trup.
-Përveç kësaj, pastrimi i borës zakonisht kryhet rreth orës 6 të mëngjesit dhe orës 10, afat kohor, kur jemi më të prekshëm ndaj sulmeve të zemrës.
Franklin e konsideron heqjen e borës të rrezikshme dhe i këshillon të gjithë ata që janë mbi moshën 55 vjeç, të mos e bëjnë këtë gjë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.