Prindër, mos i prekni fëmijët kur i jepni një komandë. Kini pak durim, përsëriteni komandën, por në asnjë mënyrë, mos e prekni fëmijën pasi keni folur.
Kini pak durim deri sa ta zbatojë komandën nëpërmjet fjalës. Nëse ju nuk do të keni durim, por do ta prekni fëmijën menjëherë pas fjalës, siç dhe ndodh rëndom, do t;i mësoni dhe kultivoni që të përgjigjet ndaj një kërkese, apo detyre, kur ta prekni me dorë dhe jo kur ti flisni.
Prekja, është mekanizëm psiqik instiktiv nga më të vjetrit. Pra, si të gjithë mekanizmat instiktivë që janë të lidhur me ekzistencën, e dominon fjalën.
Prandaj, kërkohet durim dhe mosprekje kur duam të nxisim dhe zhvillojmë te fëmija përgjigjen dhe të vepruarin nëpërmjet fjalës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.