Nuk ka impotencë më të madhe për njeriun, sesa paaftësia për të ngushëlluar dhe pushuar së qari një fëmijë.
Një i rritur, që e pushon së qari një fëmijë me kërcënime, nuk është i rritur. Një fëmijë që qan, është i pushtuar nga frika dhe vetmia. I rrituri, me sjelljen e tij kërcënuese ja fuqizon këtë frikë dhe vetmi. Pak durim dhe një zë i qetë e i ulët, sidomos kur ky zë është i nënës, të cilin fëmija e njeh që pa ardhur në këtë botë, janë “ilaçi” më i mirë.
Përpiquni të rritur, prindër të shmangni nervozizmin që ju rrit padurimin dhe moskontrollin e vetes, kur dëgjoni të qarat e fëmijës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.