Këshilla & Arsye

September 17, 2019 | 11:50

Pse nuk duhet t’i mbani bashkë qepët dhe patatet

Pak rëndësi ka që të dyja rriten në kopsht: në qilar ato janë armiq të hidhur.

Patatet dhe qepët, ndoshta së bashku me hudhrat, janë padyshim produktet më të njohura në gatimet tona. Ato arrijnë t’i japin ngjyra një pjate, qoftë për shkak të bashkimit të tyre të mirë, ashtu edhe për karakteristikën e përbashkët të të qenit dhurata kopshtesh, të rritura pa ndonjë kujdes të tepërt, ato mbahen në qilar në pritje të momentit më të mirë për t’u gatuar.

Sidoqoftë, duhet t’i kushtoni vëmendje ruajtjes së tyre: duke qenë se patatet dhe qepët shkulen nga toka, pasi të humbasin kontaktin me të, ato nga natyra e tyre do të priren të mbijnë dhe për këtë arsye të prodhojnë substanca toksike. Meqenëse nga ana tjetër ato janë produkte që gjenden në çdo qilar, ju duhet të kuptoni sekretet e mbajtjes së tyre të freskëta. Jo të gjithë e dinë, për shembull, që patatet dhe qepët lëshojnë lagështi dhe gazra që përshpejtojnë prishjen e tyre. Mbajtja e tyre larg njëra-tjetrës do t’i bëjë ato më të forta dhe si pasojë do të rezistojnë më gjatë.

Nëse qepët mund të krijojnë probleme për ju, përpiquni t’i vendosni në një qese letre (ato në të cilat ruhet buka), të cilën duhet ta lidhni dhe ta shponi. Më pas vendosini në errësirë, në një enë plastike, pa kapak: në këtë mënyrë do të shmangni aromat e forta dhe qepët do të jenë në gjendje të marrin ajër dhe të shmangin prishjen. Në qoftë se nuk preferoni këtë zgjidhje, atëherë bëjini ato gërshet (kurorë) dhe varini pranë dritareve, siç bënin dikur gjyshërit.

Ruajtja e patates është një nga sekretet më të mira. Duke pasur parasysh që tashmë keni ndarë patatet e padëmtuara nga ato që janë dëmtuar edhe minimalisht (nëse ende nuk e keni bërë një gjë të tillë, nxitoni t’i kontrolloni), ekzistojnë tre alternativa. Mund t’i vendosni në një kuti plastike në bodrum, larg dritës dhe lagështisë. Mund t’i vendosni në një çantë të mbyllur fort në një qilar, mbase në një raft. Mënyra e fundit është që mund t’i lani, t’i prisni dhe t’i ruani në frigorifer: në këtë mënyrë ato do të rezistojnë për 12 muaj.

 

 

Burimi / https://www.esquire.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top