U mbyll edhe 2016-ta me shumë detyra e objektiva të parealizuara. Pse kështu, çfarë dreqin kanë ritmet tona të zhvillimit, që në shumë fusha e drejtime të jemi gjithnjë pas shumë të tjerëve?!
Klasa politike thonë disa, për t’i rënë shkurt gjetjes së argumenteve më sintetike e me peshë.
Pa mbrojtur klasën politike dhe dobësitë e saj (pozitë dhe opozitë), mendoj se ka një të keqe më të madhe sociale e më të përgjithshme, është përgjegjësi që na takon të gjithëve si shoqëri, të cilës në shumë raste i mungon KËMBËNGULJA E FORTË për ti arritur e plotësuar ato. Kjo dobësi që është individuale e sociale njëkohësisht është pengesë serioze, sidomos kur bëhet fjalë për çështje kryesore, gjithëpërfshirëse, e që janë në të mirën e të gjithëve…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.