Marrëdhëniet mes meshkujve dhe femrave shtrihen në spektrin e një mijë e një emocioneve, por aq të vështira për t’u kuptuar sa do të duheshin fjalorë të tërë për të shpjeguar një buzëqeshje të vetme. Këtu fillon edhe konfondimi besoj (sa buzëqeshje dhe flirte shkëmbehen nëpër bare dhe klube, sa keq që askush nuk i shoqëron ato me një manual përdorimi) Në fillimet e një lidhjeje, pritshmëritë janë të ndryshme mes meshkujve dhe femrave, thuhet se ndryshon edhe niveli i emocionalitetit që përfshihet, madje madje thuhet se meshkujt më shumë, sesa emocion përdorin vetëm instiktin… (ja pse djemtë përgjigjen pak a shumë njësoj kur i bëhet pyetja e famshme “what’s on your mind”?)
Kurse femrat, priren të investojnë më shumë emocionalisht, më shumë energji, madje që nga fillimi i lidhjes, ndyshe nga meshkujt, që ndonjëherë ngjajnë me “një tufë instiktesh të pabindura” gati për veprim (dhe jo nga ia lloj veprimi që femrat do të donin të shihnin) Pse ky “mobilizim” në nivel ndjenjash?! …pse vajzat thjesht nuk përdorin filozofinë “vetëm një takim dhe shohim e bëjmë”, por priren të kapëxejnë disa faza dhe shkojnë me mendjen e tyre nga “thjesht një takim” direkt të gatshme për tu futur në një lidhje (mundësisht zyrtare). Të jetë kjo vetëm prej natyrës “dhënëse” të femrave si qenie e butë njerëzore, apo të jetë një keqmenaxhim i nevojës për socializim?! Të jetë se po nxitojnë të kapin kush e di cfarë lloj orari të shtyrë nga ora biologjike?!
Ndodh që femrat të bien në dashuri vetëm me faktin e të qënit “në dashuri” dhe jo detyrimisht me personin me të cilin po dalin. Sepse vajzat që të vogla rriten me përrallat me princër të kaltër që kanë vetëm fund të lumtur…dhe në mënyrë të pashpjegueshme priren të kërkojnë “fundin e lumtur” dhe “babain e fëmijëve te ardhshëm” tek djali me të cilin po dalin. Por cfarë ndodh në realitet??!!… në fakt asgjë nga këto. Sepse këto vajza ëndërrojnë për më shumë nisur nga asgjë, krijojnë iluzione, vendosim shumë seriozitet, ndoshta më shumë se c’duhet…(në fakt në disa raste ndodh që takimet të bëhen serioz më shpejt nga c’mendohet, por kjo ndodh krejt natyrshëm nga të dyja palët, dhe në mirëkuptim komplet kalohen fazat nga thjesht “një dalje bashkë”, kthehet në një marrëdhenie) Ndodh!…por kjo nuk do të thotë të fillosh të ëndërrosh që pa përfunduar ende takimin e parë!!!
Ndodh që femrat të iluzionohen duke menduar se kanë takuar Mr.Right, dhe kapen më shumë tek idea që kanë në kokën e tyre (mashkulli ideal etj etj) më shumë sesa tek faktet, psh që ky tip mashkulli ideal mund të jetë i tillë, por në këtë moment ai nuk është nisur të gjejë gruan e jetës, por thjesht po del me dikë, për t’u kënaqur, pa dashur të thellohet shumë…Këto vajza të emocionuara që kanë gjetur djalin e duhur, nxitojnë “të kapin” çastin edhe djalin gjithashtu, nxitojnë nxitojnë, nxitojnë, dhe e gjithë kjo sepse djemtë e mirë janë të vështirë për t’u gjetur. E drejtë, por…ndodh që të prishet ekuilibri, sapo ky djalë percepton se kjo vajzë po tenton ta marrë shumë seriozisht, në këtë pikë meshkujt tremben dhe ikin (sado e mirë të jetë kjo vajzë) thjesht, sepse për një arsye apo për një tjetër nuk duan të impenjohen tepër.
Nuk përjashtohet fakti që këta dy individë të jenë bashkë, por kjo gjë i lihet kohës, nuk nund të shkosh në takimin e parë me “një plan projekt” të përgatitur me kujdes deri në detaj!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.