Në fokus

September 21, 2019 | 8:32

Pse pakot e patatinave janë gjysmë bosh?

Me siguri do të keni pyetur veten pse pakot e patatinave nuk janë të mbushura plotë: ne do të shpjegojmë arsyen e vërtetë…

Patatinat  janë një ushqim komod për shumë prej nesh: të lira, shumë të mira dhe të këndshme, ato janë perfekte për festat e ditëlindjeve, aperitivëve në shtëpi por edhe si shoqëruese për një film komik që e shihni në shtëpi.

Padyshim që nuk mund të konsiderohen si një ushqim i shëndetshëm (kini kujdes nga këto ushqime, vetëm se duket se ato janë të lehta), por është e vështirë të heqësh dorë nga ato kur rrëmbeheni nga ajo dëshirë e parezistueshme për snack, por a e keni vënë re faktin që pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë të zbrazëta? Ekzistojnë disa arsye pse prodhuesit nuk i mbushin ato plotë.

Ju mund të mendoni se është për të kursyer para, por jo, nuk është kështu sepse arsyeja e vërtetë është më tepër logjistike sesa ekonomike: gjatë transportit, në fakt, pakot e patatinave grumbullohen njëra mbi tjetrën dhe nëse do të ishin të mbushura plotë, do të arrinin të copëzuara në treg. Është shumë e bezdisshme kur ne nuk i gjejmë të paprekura!

Sidoqoftë brenda, nuk ka oksigjen të thjeshtë, por azot: i pari që mund të dëmtojë brishtësinë e patatianve për shkak të lagështisë që do të krijohej në qesen e mbyllur. Azoti, nga ana tjetër, i mban të paprekura vetitë e patateve të skuqura dhe është 100% i sigurt për shëndetin tonë!

 

Burimi / https://www.supereva.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top