Dëshmi

September 4, 2019 | 9:07

Pse personazhe si Jonuzi na bëjnë krenarë?

Miqtë e tij shqiptarë e quajnë atë një hero sepse ka ndihmuar dhe ka vënë në rrezik jetën e tij për të shpëtuar një familje që kishin pësuar aksident afër Bolonjës. Ky është Jonus Bendaj, një shqiptar që punon si shofer kamioni.

Ai thotë se ishte duke shkuar në shtëpi kur përgjatë rrugës pa që kishte ndodhur një aksident: Një makinë brenda së cilës ishin anëtarët e një familjeje; prindërit dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, përkatësisht, 4 muajsh e 2 vjeç, ishte goditur nga një kamion dhe kishte përfunduar në kanal. 

“U ndala menjëherë, kur pashë makinën që filloi të nxirrte tym dhe dëgjova të qarat e fëmijëve, nuk e mendova dy herë për të provuar të shpëtoja jetën e tyre duke rrezikuar të timen sepse makina mund të shpërthente në flakë nga momenti në moment. Shkova me nxitim afër makinës, hyra nga dera e hapur dhe nxora së pari njërin dhe më pas fëmijën tjetër. Pastaj u ktheva dhe nxora gruan”.

“Ndryshe nga këta, i ati i fëmijëve kishte ngecur mes rripit dhe timonit të makinës. E spërkata me ujë të ftohtë në fytyrë për ta mbajtur zgjuar sepse nuk mund ta nxirrja jashtë, pasi kisha frikë se e lëndoja. Ndërkohë fatmirësisht, mbërritën zjarrfikësja dhe policia dhe ndërmorën hapa për ta shpëtuar”. Babai i fëmijëve është ai që është dëmtuar më shumë nga aksidenti së bashku me njërën nga vajzat. Dy anëtarët e tjerë të familjes kanë disa lëndime të lehta.

Bendaj qëndroi për pak kohë pranë familjes, duke u përpjekur të rimarrë forcë, shkoi edhe në urgjencë për të parë gjendjen e tyre dhe më pas u kthye te familja e tij.

“Unë nuk ndjehem një hero, unë bëra detyrën time si qytetar kur pashë të tjerët në vështirësi”, – ka përfunduar Bendo.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top