Këshilla & Arsye

December 26, 2016 | 9:56

Pse po zgjerohet demoralizimi?

Është bërë e zakonshme, stereotipike, që gjithnjë e më shumë takojmë njerëz të mërzitur, të stresuar, dyshues për gjithçka ndodh sot në jetën tonë. Dukuri, që sipas mendimit tim ka përmasat e një patologjie sociale të frikshme dhe tejet dekurajuese.

Nga Gëzim TUSHI Sociolog

Nga Gëzim TUSHI
Sociolog

Që nuk është mirë “shëndeti i shoqërisë” sonë, kjo nuk ka nevojë për shpjegime sociologjike. Ka shumë arsye, që janë disa sociale, e  disa të personalizuara, të lidhura me individin konkret.

Por, në këto kushte, ajo që duhet, mendoj unë, nuk është pritja, por angazhimi konkret, në mënyrë që individualisht dhe si shoqëri të ngrihemi në këmbë, kundër errësirës së frikshme, që ka filluar të sjellë kjo përmasë e frikshme e demoralizimit social. Duhen ide, energji, projekte personale e shtetërore për të dalë nga kjo gjendje disfatizmi dhe për të filluar një Lëvizje Energjike Cilësore, si individ dhe si shoqëri.

Ndryshe, kjo gjendje mendore që vjen nga demoralizimi, pavarësisht nga shkaqet nuk të çon gjëkundi!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top